Sëmundja e diabetit mund të lehtësohet duke përdorur në familje çajra nga bimët mjekësore

Të njohim çajrat nga bimët medicinale

Shumë frutat të drufrutorëve kanë efekt të magjishëm në shërmin e sëmundjes së sheqerit

 Për diabetin mund të jenë të dobishme ato bimë mjekësore që kanë alkaloide të cilat ulin përmnbajtjen e sheqerit, celuloza dhe pektini, të cilat ngadalësojnë thithjen e glukozës gjatë dhe pas ngrënies dhe stabilizojnë nivelin e sheqerit. Zgjedhja e bimëve medicinale është individaule dhe bazohezt në këshillat e mjekut, por dhe ekpseriencën e të njohurve që vuajnë nga diabeti. Ndër bimët që mund të përdoren pa frikë dhe që nuk japin asnjë verpim anësor, mjafton të respektojmë rregullat janë:

Mani i bardhë

Mani i bardhë është një pemë që shkon në lartësi deri 10 metra. Për qëllime kurative përdoren manat, gjethet dhe lëkura. Në kokërrat e manit gjenden vitaminat B1, B2, C, PP, karotina, flavonoidet, acide organike, lëndë pektive, ngjyrosëse, hekur, sasi të konsiderueshme sheqeri, përfshi këtu dhe glukozën, fruktozën , saharozën . Në farë gjendet dhe vaj yndyror. Në saj të ekserimenteve farmakologjike është vendosur se lëndët rrëshirë të gjetheve të manit të bardhë janë të afta të ulin tensionin e gjakut. Manat e bardhë kanë cilësi antiflamative, antiseptive, kundra kollës së thatë, shkarkimit të urinës, si dhe veti shëruese të plagëve. Lëvozhga e trungut dhe degëve ka veti shëruese  të plagëve, kurse gjethet ulin ethet e forta. Kokërrat, lëngu dhe gjethet përdoren për bronshitet, pneomoninë dhe azmën bronkiale. Për shërimin e diabetit të sheqeritmë shpesh shfrytëzojnë pluhurin nga gjethet e thara të manit të bardhë të cilin ia hedhin gjellës sipër para ngrënies. Frutat e manit të bardhë i përdorin si lëndë lidhëse kur të zë barku, kur kanë temperaturë me kruarje, difteri për flluskat në gojë dhe fyt.

Kokëlakra e bardhë

Eshtë perime dyvjeçare që mbillet në kopësht. Si mjet medicinal shërbejnë gjethet e freskëta të saj dhe lëngu i tyre. Sasia e kalorive të kokëlakrës është e pakonsiderueshme. Në kokëlakër janë zbuluar një sasi jo e madhe e karbohidratesh, yndyrna deri në 2 për qind, sheqer dhe mikroelementë. Kalium, fosfor, squfur, natrium, mangnez, hekur, argjend, plumb, kallaj, titan, molibden, nikel, vandium. Në kokëlakër përmbahen 16 aminoacide të lirë dhe midis tyre të domosdoshëm si metionini, lizini, triptofani, trizoini, gistidini etj. Por gjenden dhe vitamina K, B1, B6, PP si dhe vitamina antiulçera U, karotinë, fitoncide. Karotina gjindet vetëm në fletët jeshile të kokëlakrës së bardhë. Një vlefshmëri të veçantë kokëlakra e bardhë si bimë perimore e ka nga përmbajtja e vitaminës C, që shpjegohet me prezencën e acidit askorbinik, askorbigjen, që ëhstë lloji më rezistent i vitaminës C. Eshtë përcaktuar që format e tjera të vitaminës C shkatërrohen shpejt gjatë coptimit të imët dhe üpërpunimit të lulelakrës, kurse forma indolno-lidhëse është shumë rezistente dhe mund të ruhet mbi një vit. Kjo ka një vlerë të madhe në stinën dimërore. Askorbigena në kokëlakër është prezente 50 herë më shumë se te patatja e freskët. Mjekët e kohërave të lashta konstatonin se kokëlakra ruan gjendjen shpirtërore të gëzuar dhe tëv gjallëruar. Romakët i afirmonin kokëlakrës cilësinë e shërimit të pagjumësisë, të mënjanimit të dhimbjeve të kokës, të shërimit të shurdhimit., që spjegohet me prezencën e acidit askorbinik Në përbërjen e lulelakrës ka sheqer në një sasi jo të madhe, gjenden lëndë aktive biologjike, fitoncidet që veprojnë në mënyrë vdekjeprurëse në ngacmimet e shumë sëmundjeve. Kriprat e kaliumit, të cilat përmbahen në kokëlakrat përmirësojnë shkëmbimin e lëndëve. Kokëlakra ndihmon në nxjerrjen nga organizmi të mbeturinave, kolesterolit, kriprave të metaleve të rënda dhe vepron si një mjet ideal pastrimi. Të sëmurët me diabet mund të përdorin lakrën në mënyrë të pakufizuar.. Lëngu i kokëlakrës është i aftë të normalizojë këmbimin e lëndëve, përfshirë këtu dhe këmbimin e karbohidrateve. Mund të merren rregullisht një deri në dy gota në ditë nga lëngu i kokëlakrës, gjysmë ore para ushqimit (ngrënies). Kur i sëmuri ka gazra të shpeshtë, rekomandohet që para pirjes së lëngut të bëhet shkarkimi i zorrës së trashë.

Thana e zakonshme

Thana e zakonshme është një pemë frutore jo shumë e lartë. Për qëllime mjekësore përdoren frutat, gjethet, lëvozhga dhe rrënjët. Frutat e thanës kanë 10-17 përqind sheqer, kryesisht fruktozë dhe glukozë, acide organike, vitamina, kripëra të kaliumit, kalciumit, mangneziumit, hekurit. Frutat kanë veti të veshin gojën, rrënjët dhe lëkura kanë veti antimalarike. Lëvozhga e drurit ka veti tonizuese dhe ngacmuese. Nga përmbajtja e vitaminës C frutat e thanës ia kalojnë bile edhe manokes së zezë. Preparatet e thanës kanë cilësi antiskorbutive, antidiabetike dhe antimalarike. Gjethet e thanës ndihmojnë për uljen e sheqerit si dhe për shkarkimin e urinës dhe verdhëzës. Merrni një lugë gjelle gjethesh të thërmuara të thanës, hidhini në 1 gotë ujë të vluar, valojeni në enë të mbyllur për 15 minuta, lëreni një orë, merrni nga ½ gote 3 herë në ditë para ngrënies kur vuani nga diabeti i sheqerit. Merrni një lugë gjelle fruta thane të thara, hidhini në 1 gotë uji të valuar, i valoni 5 minuta, lëreni 1 orë dhe kullojeni. Merrni nga ½ gote 4 herë në ditë në rastet kur vuani nga diabeti i sheqerit.

Misri i zakonshëm

Misri i zakonshëm ësht një bimë me lartësi nga 1-3 m. Për qëllime medicinale shfrytëzohet kallami i misrit në pjesën e sipërme të tij atje ku lidhen lulet të cilat mblidhen në periudhënqumështore të pjekurisë së kallirit. Në kokrrat e misrit përmbahet siseshte, albuminë 15 për qind, yndyrë 7 për qind, karotinë, vitamina B1, B2, B6, B12, C, D, E, H, K, P, PP, acid pantotenol, kripra minerale të kaliumit, fosforit, hekurit bakrit, nikelit, floririt. Pjesa e sipërme e bimës së misrit dhe trungu si kallam përmbajnë në sasi të mëdha vitaminë K, saponinë, vajra efire, vitamina B, E, C, P. Vaji ëhstë i pasur sidomos me vitaminë E. Në 100 gr të vajit të misrit përmbahen 80 gr acide yndyrore të pangopura dhe fosfatitesh. Këto acide bashkë me kolesterolin formojnë bashkime të tretshme, të cilat nxirren lehtësisht nga organizmi, gjë që e pengon zhvillimin e arterosklerozës. Acidi lilolevik pengon formimin e trombave. Fosfatitet ulin përmbajtjen e kolesterolit, ngrenë tonalitetin e mshikzës urinare, rregullojnë punën e sistemit qëndror nervor, stimulojnë funksionimin e trurit. Preparatet e misrit kanë cilësi të shkatërrimit të verdhzës së urinës. Mustaqet e misrit me qumësht, kallinjtë e zierë, mëmëliga me djathë dhe erëza janë shumë ushqyese dhe mjaft efektive ndaj cistiteve dhe gurëve në veshka. Lëngu i majëzave të bimës së misrit të thërmuara futini në termus bashkë me një gotë ujë të vluar, lërini 30 minuta, merrni nga ¼ gotë 4 herë në ditë, 2 orë pas ngrënies. Lëngu përmirëson tretjen e suhqimeve, favorizon dobësimin, qetëson sistemin nervor, ul tensionin arterial. Lëngu i majëzave të sipërpërshkruara të misrit merret 4 herë në ditë nga ¼ gote për një muaj. Kjo do të bëjë që niveli i sheqerit në gjak të bjerë. Një tjetër formë për të shmnagur sheqëerin e tepërt është dhe sherbeti i kallinjve. Përgatitet nga kallinjtë e misrit në periudhën e pjekurisë që quhet qumjështore. I ziejmë bashkë me gjethet e kallirit dhe majëzat e sipërpërshkruara të bimës së misrit. Merret një gotë tri herë në ditë kur tretja e ushqimeve është e parregullt, kur kemi çrregullime të sistemit nervor, epilepsi, sëmundje të gjendrës së nënstomakut, diabet. Vaji i misrit përdoret për kurimin e arterosklerozës, çrregullimeve të tretjes dhe sëmundjeve të mëlçisë. Ai ka cilësi shëruese të mira. Ka shumë vitaminë E. Përdorimi i përditshëm nga 1 lugë gjelle vaj misri mbas ngrënies përmirëson gjendjen e përgjithshme dhe gjumin. Marrja nga 1 lugë gjelle vaj misri 1-2 herë në ditë ndihmon për shërimin e dhjamosjes, për diabetin e sheqerit, sëmundjen e mëlçisë.

Dafina

Bimë me gjelbërim të përjetshëm, e cila me gjethet e saj përmirëson oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimeve. Në mjekësi shfrytëzohen frutat e dafinës.Gjethet janë me një veti të veçantë aromatike. Por kanë dhe përdorim për vetitë e tyre kurative në saj të prezencës në to të vajit të efirit, të pasur me terpente, alkol, acide organike. Në rastet kur lëkura mbushet me dregëza të ngjashme me zgjeben pihet lëng nga gjeëthet e dafinës. Në përbërjen e frutave hyjnë yndyrna, sheqeri dhe vaj efiri. Vaji yndyror është i hidhur, jeshil, shkrin në temperaturën 40 gradë celisius. Gjethja e dafinës përdoret në rastet e diabetit të sheqerit. Meqënëse ajo ka një veprim normalizues direkt në këmbimin e karbohidrateve. Në mjekësinë popullore përdorin gjerësisht vajrat yndyrore, efirorë nga farëzat e dafinës (frutat e saj). Merrni 10 gjethe dafine dhe futini në termus me 0.5 litër ujë të valuar, lërini 1-2 orë dhe përdorni 1/3 gotë 5 herë në ditë para ushqimit. Merrni 10 gjethe dafine, hidhni 2 gota ujë të valuar, vlojini 30 minuta dhe përdorini nga 0.5 gotë 3 herë në ditë para ngrënies gjatë muajit për rastet e nevrastenisë dhe pagjumësisë, si mjet pushimi të dhëmbjeve për hemorroidet, reumatizmën, spazma, tension nervor, flluckat.

 

Comments are closed.