Sequi: Çështjet për të drejtat e grave, kyçe për BE

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, në ditën ndërkombëtare të gruas, ka zhvilluar një aktivitet me përfaqësuese të mediave në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij ai tha se do të ketë një propozim të ri që në raportin e BE, të shtohet një kapitull për rolin e gruas në media. Në fjalën e tij, ambasadori Sequi ka theksuar se çështja e lidhur me të drejtat e grave janë kyçe për Bashkimin Europian. Sipas tij shoqëria duhet të fokusohet tek çështjet që kanë të bëjnë me vështirësitë e grave. “Çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e grave janë kyçe për Bashkimin Europian. Është me rëndësi të nisim ditën me gra që kontribuojnë në këto vlera, të jesh gazetare në Shqipëri është shumë e vështirë, të fokusohemi tek çështjet që kanë të bëjnë me vështirësitë e grave”, iu është drejtuar Sequi përfaqësueseve të mediave.