Sequi për ujërat: Menaxhimi, pjesë e politikave të qeverisë

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi ka kërkuar nga Shqipëria një menaxhim sa më të mirë të ujërave. I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për furnizimin me ujë të pijshëm mes Ministrisë së Financave, BE dhe KFW-Zvicër, ambasadori Sequi theksoi se menaxhimi i ujit duhet të vendoset në politikat e qeverisë.  “Këto projekte janë të rëndësishme pasi ekspertiza që jep BE-ja është një mundësi për të trajtuar problemet që ka pasur Shqipëria përsa i përket ujit. Ne kemi besim që Shqipëria do të vazhdojë ta ngrejë më lartë menaxhimin e ujit në politikat e saj. BE është këtu për t`ju ndihmuar pasi është një partner i sinqertë por shkalla e ndihmës do të varet edhe nga shkalla e punës që do të bëni ju. Ne jemi këtu për ju”, është shprehur ai. Sipas ambasadorit Sequi, Bashkimi Europian do të japë 25.5 milionë euro nga taksapaguesit europianë për të ndihmuar autoritetet shqiptare të garantojnë shërbimet thelbësore për qytetarët. Në total i gjithë projekti kushton 48 milionë euro.

Comments are closed.