Sequi: Përmbushja e kritereve politike të Kopenhagenit, kusht që Shqipëria të marrë statusin

Ambasadori i Bashkimit Europian, në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar se përmbushja e kritereve politike të Kopenhagenit është kriter kryesore që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. “Dy nga 12 kriteret e kërkuar kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Kriteri numër 11 i referohet mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të grave fëmijëve dhe të komunitetit rom ndërsa kriteri i 12-të ka të bëjë me parandalimin e keqtrajitmit. Një bashkëpumin me Avokatin e Popullit dhe shoqërinë civile do të japë një kontribut për mbrojten sa në mirë të të drejtave të njeriut dhe një hetim të atyre rasteve kur ka shkelje të lirive dhe të drejtave të njeriut”, ka theksuar ambasadori i BE-së. Gjatë fjalës së tij, në firmosjen e marrëveshjes mes zyrës së Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile, Sequi theksoi se kjo marrëveshje kërkon të respektohen të drejtat politike, civile, kulturore dhe të grupeve të veçanta në nevojë. Në këtë drejtim ai shtoi se BE mbështet institucionin e Avokatit të Popullit dhe shoqërinë civile. Ndër të tjera, Sequi nënvizoi se Shoqëria Civile ka nevojë për mbrojtur dhe promovuar dhe BE e bënë këtë në mënyrë konkrete. “Kjo është arsyeja se pse BE vazhdon të jetë e angazhuar, sepse ka dhënë më shumë se 5 milionë euro për të financuar Shoqërinë Civile në këto 5 vitet e fundit, dhe kjo është arsyeja pse ne mbështesim Avokatin e Popullit. Ne kemi besim se të gjithë ju do të tregoni angazhim, vizion dhe dedikim”, u shpreh Sequi.

 

Comments are closed.