Sequi: Plotësimi i 12 kritereve, kusht për të çuar përpara procesin e integrimit

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi theksoi se plotësimi i 12 kritereve është kushti themelor për të çuar përpara procesin e integrimit të vendit. Në këtë drejtim, ambasadori i BE, theksoi se janë bërë shumë përpjekje, ndërkohë që mbeten ende gjëra për t’u bërë, dhe se duhet të ketë angazhim të sinqertë dhe bashkëpunim. Sipas tij, integrimi është përparësi për Shqipërinë dhe BE është i angazhuar për perspektivën europiane të Shqipërisë. “Prania ime në këtë takim është shprehje e këtij angazhimi. Prania e prezencës së OSBE tregon sesa i rëndësishëm është procesi i integrimit për të tërë aktorët. Lista e 12 prioriteve përbën kusht për të çuar përpara integrimin, pasi ai bazohet tek meritat. Janë bërë shumë përpjekje, ndërkohë që mbeten ende gjëra për tu bërë, do të duhet të kemi angazhim të sinqertë dhe bashkëpunim. Duke punuar në mënyër të integruar do të çoni në arritjen e rezultateve të prekshme. Është e rëndësishme të mbështetemi tek këto arritje, ne jemi serioz në atë çfarë themi, jemi mbështetës në atë çfarë themi me gjërat në praktikë”, u shpreh ambasadori. Ndër të tjera ai theksoi se BE është donatori më i madh në Shqipëri. Në këtë drejtim Sequi shtoi se integrimi është proces i përgjegjshmërisë së BE, për të mbështetur Shqipërinë. “Është përgjegjësi e Shqipërisë që kjo mbështetje të  kthehet në rritje dhe integrim për qytetetarët e këtij vendi. Dialogu rajonal parlamentar është mbështetës për të treguar se integrimi është dhe mbetet proces demokratik. Bëni progres për rrugën drejt Bashkimit Europia”, ka mbyllur fjalën e tij, ambasadori i Bashkimit Europian, gjatë Konferencës së Komisioneve Parlamentare.

 

Comments are closed.