Integrimi në BE, Sequi: Progresi do matet me vendimet e masat e marra

Ambasadori i BE, Ettore Sequi vlerësoi progresin në vendin tonë, duke theksuar se Shqipëria ka ecur përpara me dialogun politik dhe me luftën kundër korrupsionit. Në një konferencë për shtyp, ku ka foluër për ecurinë e deritanishme për plotësimin e rekomandimeve të BE, Sequi theksoi se janë edhe tre ligje tepër të rëndësishme për t’u miratuar.

Sipas tij, progres raporti që do të dalë në vjeshtë nga Komisioni Europian do të matet në bazën e vendimeve të marra, ligjeve të miratuara dhe masave të zbatuara.

“Nuk do të merren parasysh ligjet që janë në përgatitje e sipër e presin miratimin parlamentar. Raporti i progresit do të bazohet në informaiconin që do të mblidhet nga KE duke përfshirë kontributet që do të jepen nga qeveria e Shqipërisë, organizatat ndërkombëtare e joqeveritare, do tju mashtroj disi sot, nuk do të paraprijë raportin e progresit”, u shpreh Sequi.