Serbi, zgjedhjet parlamentare në 6 maj

Serbia do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare në datën 6 maj. Ka qenë presidenti serb, Boris Tadiç, ai i cili ka shpallur sot datën e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti. Ndërkohë pritet që edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiç Dejanoviç, të shpallë sot datën e zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Me shpalljet e sotme, pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht, nëse Serbia synon të mbajë zgjedhjet lokale edhe në territorin e Kosovës, një synim ky të cilin autoritetet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë e kanë kundërshtuar ashpër. Zhvillimi i zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë shihet si përpjekje për sforcimin e strukturave paralele serbe, për zhbërjen e të cilave autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. BE dhe SHBA janë deklaruar kundër mbajtjes së të ashtuquajturave zgjedhje lokale në Kosovë. Shpalljen për zgjedhjet për Kuvendin e Vojvodinës, do ta shpallë kryetari i Kuvendit Vojvodinas Shandor Egereshi.

Comments are closed.