Seria A mbyll javën e 32-të të kampionatit

 

Seria A ka mbyllur të martën javën e 32-të të kampionatit me supersfidën Lacio – Juventus, ku bardhezinjtë kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0 në “Olimpiko” të Romës.

Pas kësaj fitore, “Zonjës së Vjetër” i mungon shumë pak për të festuar një tjetër titull kampion, të dytin radhazi për skuadrën e Kontes. Ky i fundit që nga marrja e drejtimit të Juventusit, e ka kthyer këtë skuadër në majat më të larta të futbollit Italian pas shumë problemesh që Juventusi kalojë në çështjen Kalçopoli. Bardhezinjtë kanë bërë diferencën sidomos në pjesën e parë, ku Lacio është shfaqur thuajse inekzistente në fushë, ndërsa kanë ndëshkuar çdo gabim të vendasve. Avantazhi i kryesuesve të Serisë A ka ardhur shumë shpejt. Në minutën e 8-të është Arturo Vidal që i jep avantazhin skuadrës së tij. Mesfushori Kilen transformoi saktësisht një penallti që Vuçiniç e fitoi pas faullit të shkaktuar nga kapiteni i kuqezinjve tanë Lorik Canës. Juventusi vijon të dominojë takimin ndërsa është sërish përsëri mesfushori Vidal që dyfishon shifrat në minutën e 28-të, pas përgjumjes së radhës së mbrojtjes bardhekaltër ku Cana nuk ka qenë në natën e tij më të mirë edhe pse për 20 minuta ka mbajtur shiritin e kapitenit. Pjesa e dytë për Juventusin, kthehet thjesht në çështje të administrimit të rezultatit, edhe pse me hyrjen në fushë të Ederson, Lacio bëhet më kërkuese dhe agresive në lojën e saj. Gjithsesi, bardhezinjtë arrijnë të ruajnë mjaft mirë avantazhin e dy golave dhe marrin tri pikët që i nevojiten për të çuar në 11 pikë diferencën nga Napoli i vendit të dytë kur kanë mbetur edhe 6 javë deri në fundin e kampionatit.