Sezoni turistik, masa për përballimin e fluksit

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Parandalimi i aksidenteve automobilistike dhe rritja e sigurisë rrugore, policia në gatishmëri. Situata në pikat e kalimit kufitar. Forca policore, shtesë në segmentet problematike 

Strukturat qendrore e vendore të Policisë së Shtetit, duke filluar nga hapja e sezonit turistik veror 2012 e deri tani, kanë marrë të gjitha masat e nevojshme në zbatimin e detyrave të paracaktuara në drejtim të garantimit të sigurisë publike në të gjitha zonat turistike të vendit, parandalimit të aksidenteve automobilistike dhe rritjes së sigurisë rrugore, rritjes së standardeve të shërbimit në pikat e kalimit kufitar, sigurimit të një shërbimi policor në përputhje me Kodin e Etikës së Policisë, si dhe ofrimit e sigurimit të ndihmës ndaj komunitetit në çdo rast nevoje. Si rezultat i rritjes së fluksit të madh të udhëtarëve në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë marrë një sërë masash edhe në drejtim të lehtësimit të procedurave të hyrje-daljeve dhe të qëndrimit të të huajve në vendin tonë. Strukturat e Policisë Kufitare dhe Migracionit kanë marrë të gjitha masat për forcimin e regjimit të ruajtjes dhe kontrollit të kufirit, krijimit të lehtësirave gjatë procesit të përpunimit, duke shtuar sportelet pranë pikave të kalimit kufitar, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me shërbimet e tjera qe operojnë në kufi, si dogana, shërbimi fito sanitar, si dhe me operatoret turistike.

 

Numri i turistëve 

Në pikat e kalimit kufitar, gjatë periudhës 1 qershor – 31 korrik 2012 kanë hyrë 1.775808 shtetas, nga të cilët 715.808 shtetas shqiptarë dhe 1.060000 shtetas të huaj. Krahasuar me vitin 2011 rezulton se gjatë këtij sezoni kanë hyrë 138.888 shtetas më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Ndërkohë, vetëm gjatë ditëve të para të muajit gusht 2012, kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 333 579 shtetas. Tërheq vëmendjen fakti se gjatë këtij sezoni turistik vihet re një rritje e shtetasve të huaj që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë. Përpos shtetasve kosovarë, numri i të cilëve është mjaft i madh, deri tani kanë hyrë gjithashtu 114.270 shtetas maqedonas, 47.910 shtetas grekë, 34.878 shtetas italianë,  31.230 shtetas gjermanë, 28.035 shtetas anglezë, 22.049 shtetas zviceranë, si dhe mjaft shtetas suedezë, polakë, francezë, belgë, etj. Pjesa më e madhe e këtyre vizitorëve të huaj kanë preferuar turizmin malor në Shqipëri dhe nga ana e strukturave të policisë janë marrë të gjitha masat për garantimin  e rendit dhe sigurisë së tyre. Një rëndësi e veçantë i është kushtuar dhe bashkëpunimit dhe intensifikimit të kontakteve me strukturat homologe policore të vendeve fqinje për zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta për probleme të rendit e të sigurisë, si dhe për krijimin e të gjitha lehtësirave për shtetasit e vendeve respektive gjatë lëvizjes së tyre në pikat e kontroll kalimit kufitar. Gjithashtu, si rezultat i shtimit të madh të fluksit të lëvizjes së automjeteve në akset rrugore gjatë këtij sezoni, është bërë përforcimi me forca shtesë i shërbimeve të policisë në segmentet rrugore më problematike me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Duhet pasur parasysh që vetëm gjatë fundjavës së kaluar, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë mbi 21.000 automjete. Policia e shtetit do të vijojë punën e saj duke zbatuar me rigorozitet të gjitha detyrat e paracaktuara me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në plazhe, rritjen e sigurisë në rrugë dhe menaxhimin e hyrje/daljeve në kufi, gjatë sezonit turistik veror 2012.

 

 

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin