Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

I akuzuari nga drejtësia amerikane për rrëmbim, vrasje dhe trafik droge, ish-zyrtari i ministrisë së Jashtme Almir Rrapo, është dënuar me 6 vite burg.

SHBA ka vendosur ta ulë masën e dënimit për 28-vjeçarin pasi ky i fundit bashkëpunoi me drejtësinë amerikane.

Almir Rrapo ka qënë pjesë e organizatës Krasniqi, me në krye dy vëllezërit Bruno and Saimir Krasniqi, të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm në SHBA, pas dëshmisë së Rapos , veprim i cili solli edhe uljen e dënimit për të.

Ai është vetëshpallur fajtor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pranuar shumicën e akuzave lidhur me veprimtarinë e tij kriminale në territorin e SHBA-së. Sipas mediave amerikane Rrapo ka pranuar se nga viti 2002 deri më 2010, ka qenë pjesëtar i një rrjeti trafiku droge, ka grabitur një shpërndarës marijuane, ka rrëmbyer dhe ka planifikuar vrasjen e një shpërndarësi droge, si dhe ka shitur armë.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin