SHBA, arrestohet për grabitje bankash shqiptari 26 vjeçar

Një shqiptar 26 vjeçar është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për grabitje bankash. Lajmi i publikuar në New York Post, citon burime të policisë të cilët kanë vënë në pranga shtetasin shqiptar 26-vjeçarin Shpend Mazari, nga Puka pasi kërkohej për dy grabitje bankash, me vlerë totale 500 mijë dollarë. Ndërkohë që po ky shtetas kërkoj në Shqipëri për vrasje. Zyrtarë të FBI-së bënë të ditur se ishin vënë prej kohësh në ndjekje të 26-vjeçarit nga Puka e Shqipërisë. Sipas burimeve të cituara nga New York Post, i riu ishte shpallur në kërkim nga Gjykata Federale e New Jeresy për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prej vitit 2004 kërkohet nga INTERPOL-i për një vrasje të kryer në Shqipëri.

 

Comments are closed.