SHBA, kush e vrau Bob Kennedy?

bob kenedyNjë dëshmitare ka rihapur mediatikisht çështjen gjyqësore të vrasjes së Bob Kennedy, 43 vite më vonë. Sipas saj, vrasësit e Kennedy, mund të kenë qenë dy dhe jo vetëm palestinezi Sirhan Sirhan, i cili ndodhet ende në burg. Ishte data 5 qershor i vitit 1968, kur kandidati demokrat për president, i cili e kishte të sigurt fitoren, Robert F. Kennedy, vritet si vëllai i tij John, 5 vjet më parë. Autori i krimit u identifikua menjëherë, ishte palestinezi Sirhan Sirhan, fanatik i izoluar i cili donte të hakmerrej për marrëdhënien e Bob me izraelitët në Luftën e gjashtë ditëve, fakt ky që u zbulua pas një viti.

Krisjet e çështjes

Një çështje e mbyllur shumë shpejt, një e vërtetë që edhe pse 40 vjet më vonë pas mbylljes, krijon ende shumë çarje: Sirhan nuk e ka kryer i vetëm krimin. Kjo është të paktën për momentin dëshmia e një personi, i cili ka rrëfyer për CNN. Aktorja Nina Rhodes-Hughes, e pranishme në hotel, ditën e ngjarjes, ka thënë se ka dëgjyar dy pistoleta që kanë hapur zjarr për vrasjen e Kennedy. Intervista hedh dyshime të reja për hetimin e çështjes. “Dhe kur dola jashtë ishte një tjetër kille”, ka treguar gruaja. “E vërteta duhet të zbulohet. Mjaft më me mbulimin e saj. Drejtësia duhet të shkojë në vend”.

12 gjuajtjet e pistoletës

Aktorja rrëfen se ka dëgjuar rreth 12 deri në 14 gjuajte pistolete (dhe jo tetë ashtu sikurse rezulton në raportin përfundimtar të çështjes), dhe disa gjuajtje mund të kenë ardhur nga kuzhina e hotelit, një vend ndryshe nga ai ku ndodhej Sirhan. Aktorja, ashtu sikurse të gjithë dëshmitarët e tjerë të pavarur i referon ngjarjes nisur nga prezenca e tyre në momentin e ndodhjes së krimit. Ndërkohë që vet, Sirhan i cili ndodhet edhe sot në burg, pasi është akuzuar për vrasjen e Kennedy, ka rrëfyer vrasjen dhe më pas është tërhequr. Pikërisht në muajin maj të vitit të kaluar, avokatët e tij William Pepper dhe Laurie Dusek, i kanë kërkuar gjykatës së Los Angeles rihapjen e çështjes, duke theksuar se zotërojnë disa “prova të frikshme”, të faktit se të shtënat e klientit të tyre nuk kanë vrarë Bob Kennedy. Sipas këtij versioni, ai është i pafajshëm. Ndërkohë që trupi gjykues ende nuk ka anoncuar vendimin e tij. Por të paktën mediatikisht çështja është rihapur, sepse nevojitet të dalin në dritë të vërtetat e asaj ngjarje.

Similar Posts