SHBA zbulohet çifti kinez i agjentëve. Jepnin informacion për industrinë

Në një vilë shumë elegante me tulla gri   në një lagje vilash 40 km larg San Franciscos kanë jetuar dhe kanë vepruar prej 10 vjetësh një çift amerikanësh që në të vërtetë ishin agjentë të Pekinit. Zbulimi i tyre ngre dyshimin e hershëm se Kina ka në SHBA një rrjet të vetin agjentësh që tashmë kanë edhe familje, tamam siç kishte Rusia farë rrjetit të ngritur nga Anna Chapman, që u zbulua dy vjet më parë. Walter Liew dhe e shoqja Christina kishin një jetë të ngjashme sit ë gjitha familjet e tjera fqinje. Ai amerikan me origjinë malajziane punonte në një impiant lokal të DuPont, gjigandi i industrisë kimike dhe më pas kishte dalë privat. Ajo me një pjesë të familjes në Kinë, ishte shtëpiake dhe shumë e kujdesshme për lulet e oborrit.Një ditë agjentët e FBI-së trokitën në portën e tyre dhe u bënë disa pyetje në pamje të parë shumë banale. Ata i kanë ftuar në salon agjentët u kanë ofruar çaj dhe u janë përgjigjur me qetësi dhe buzëqeshje pyetjeve të tyre. Por kur një nga federalët ka pyetur për një kasetë sigurie në emër të tyre në një bankë, Walter i ka pëshpëritur ne vesh në kinezçe Kristinës: Ik dhe zbraze! Ajo që nuk dinin ata ishte se agjentët ishin të një bërthame të veçantë dhe njohës të mirë të gjuhës kineze. Ata arritën tek ajo kasafortë e sigurisë më shpejtë se gruaja dhe kanë gjetur brenda dokumente të dhjetë viteve operacioni antispiunazhi. Nuk bëhet fjalë për agjente të rekrutuar nga Republika Popullore e Kinës, por nga një agjensi publike që ka derdhur 12 milionë dollarë në shkëmbim të sekreteve industriale të DuPont për procesin e përpunimit të titanit.