Categories
Të ndryshme

Shëndeti për Gaforren, Luanin dhe Virgjëreshën

GAFORRJA: E ndjeshme në aspektin emocional dhe shëndetësor

Në fëmijëri shpesh sëmuren, nuk janë të prirë as për aktivitete fizike dhe as për sport, e vetmja gjë që i kënaq në këtë drejtim është noti.

Në trupin e njeriut është “vendosur” në pjesën e parme të gjoksit dhe të lukthit, ndaj drejton organet që ndodhen në këtë pjesë (stomakun e sipërm, daljen e poshtme të lukthit, pankreasin). Megjithatë, duke qenë shumë emocionale, bën pjesë në shenjat e ndjeshme psikike. Humorin e ka të ndryshueshëm, është i brengosur dhe priret për depresion, ndërsa gjëja më e ndjeshme për të është familja. Kjo shenjë dëshmon edhe se çfarë është trashëgimia gjenetike, ndërsa në astrologji është e lidhur me mitrën, ndaj nën kontrollin e saj janë organet dhe funksionet trupore që janë pjesë e mbarsjes, shtatzënësisë dhe periudhës së paslindjes (mitra, placenta, muskujt e lëmuar, rritja, ciklet reprodukuese, të ushqyerit, shtatzënësia, të dhënët gji foshnjës). Është i prirë për sëmundje të lukthit, pankreasit, diabetit, ndezjes së mëshikëzës, për telashe me shtatzënësinë, pengesa psikike, depresion të paslindjes. Shëndetin ia përmirësojnë uji i burimit, çaji dhe pemët e primet, që janë të pasura me lëngje. Sallata e gjelbër është bima e tij, kastraveci i gjelbër dhe perimet e tjera të paziera.

Aktiviteti trupor: Noti

Për gaforret që do të dëshironin ta humbnin ndonjë kilogram peshe noti është sporti ideal. Në rend të parë, femrat e kësaj shenje do të kenë përfitime në rast se vendosin që kohën e lirë ta kalojnë duke notuar në pishinë, ndërsa verës në det dhe në ujëra të tjera. Edhe nëse nuk jeni mjeshtër i notit, mos u shqetësoni aspak. Kini parasysh faktin se “diletantët” me lëvizjet e tyre joharmonike harxhojnë shumë më shumë kalori sesa profesionistët.

LUANI: Robëruesi i zemrave

Luani i zjarrtë, sikurse edhe sundimtari i tij Dielli, i udhëheqin funksionet vitale trupore – punën e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Është me shëndet të mirë, përplot energji, pjellor dhe i qëndrueshëm. Mirëpo, nuk e përballon mirë dhimbjen, nuk duron dot vizitat te mjeku dhe shkuarjen te stomatologu. Megjithëse duket plot vetëbesim dhe i fortë, në situatat e rrezikshme bëhet mjaft frikacak. Stresin e ka armikun më të madh, sikundër edhe ushqimin e yndyrshëm dhe nikotinën, e cila do t’i krijojë shtresa në muret e venave. Te trupi i njeriut udhëheq punën e zemrës, aortën, venën koronare, boshtin kurrizor, shpinën dhe nervat. Është i ndjeshëm ndaj problemeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut, aritmisë, mbylljes së venave të gjakut, infarktit, iktusit në tru, nxehtësisë, qëndrimit në diell, infektimit dhe ndezjes së organeve seksuale. Do të duhej që kolesteroli të kontrollohej në kohën e duhur, ndërsa shumë herët do të duhej të konstatohej edhe shtrembërimi i boshtit kurrizor dhe si masë do të duhej aplikuar ecjen dhe vrapimin e rregullt. Mund të vuajë edhe nga telashet që lidhen me boshtin kurrizor, është i prirë që të ketë ishiasin dhe shtangimin, kryesisht ndërmjet shpatullave. Në racionet e tij do të duhej të ishte edhe peshku, madje peshku i kaltër, pastaj gjërat ushqimore të pasura me vitaminat A dh C (bimët e verdha dhe të gjelbra, karotat, sardinat)

Aktiviteti trupor: Bodibildingu

Thuhet se bodibildingu është sport ideal për personat e lindur në shenjën e luanit.Duke i forcuar muskujt, ky sport ua jep atyre pamjen për të cilën shumëkush ua ka lakmi. Për gjininë e bukur, përfaqësueset e së cilës nuk duan të dëgjojnë për “fryrjen” e muskujve, rekomandohet gjimnastikë me pesha të vogla. Këshillë për përmirësimin e pamjes së gjinjve: shtrihuni me shpinë në dysheme, me këmbë të lakuara në gjunjë dhe me tabanë të mbështetur fort për toke. Shtrijeni mirë shpinën (dhe qafën), pastaj në duar merrni dy pesha të vogla dhe ngadalë i ngrini nga dyshemeja, duke i mbajtur duart plotësisht të shtrira. Ushtrimin përsëriteni të paktën njëzet herë pa ndërprerë; pushoni dhe pastaj përsëriteni ushtrimin.

VIRGJËRESHA: Brengosja për shëndetin

Shenja e dytë tokësore, virgjëresha, sikurse edhe analogia e saj, shtëpia e gjashtë, në astrologji është e ngarkuar me shëndetin dhe higjienën. Kjo është shenjë që synon përsosurinë dhe dëshiron t’ua bëj qejfin të tjerëve, ndaj shpesh është e brengosur, e pasigurt dhe pasive. Në lukthin dhe në sistemin tretës të personit me këtë shenjë do të reflektohen të gjitha situatat nëpër të cilat kalon dhe është së tepërmi e ndjeshme kur është fjala për ushqimin. Shqetësimi më i madh i kësaj shenje është brenga për shëndetin, por nëse është e tepruar kthehet në hipokondri. Pjesët e trupit dhe organet të cilat i drejton janë: stomaku i poshtëm, mëlçia, pankreasi, lukthi dhe sistemi nervor. Virgjëresha shpreh manifestime trupore të stresit, ndërsa funksionet trupore të cilat i udhëheq janë absorbimi i materieve ushqyese dhe lëvizja e muskujve të barkut të poshtëm. Më së shpeshti sëmuret nga pengesat e tretjes, helmimi, nervozat e lukthit, kapsllëku, sëmundjet e zorrëve, mëlçisë dhe pankreasit. Ushqimi për të është pjesë e rëndësishme në jetë, por nuk do të duhej ta lërë anash as aktivitetin e rregullt fizik. Më së shumti do t’i përgjigjej biçikleta, sepse do ta përmbushte nevojën e tij për lëvizje praktike dhe të kursyer. Po kështu do t’i ndihmonin edhe teknikat e frymëmarrjes, meditimit dhe masazhi me vajra eterikë. Me rëndësi është se ushqimi i pasur me drithëra të shumëllojshme ndihmon në tretjen më të mirë

Aktiviteti trupor: Volejbolli në rërë

Virgjëreshat janë mjaft ngathëta në pikëpamje të shëndetit të tyre, derisa në aspektin intelektual gjithnjë janë të gatshme për aksion. Për to sporti ideal është volejbolli dhe veçmas volejbolli në rërë, si një lojë dinamike dhe argëtuese, e cila gjithnjë ofron shoqëri, argëtim dhe sport në ajrin e freskët. Ndërsa ajo që virgjëreshat me siguri i ngazëllen në këtë sport është komponenti mental, i cili nga to do të kërkojë vëmendje, përqendrim dhe reagim të shpejte