Categories
Shëndet

Sheqeri ju plak para kohe

grua ne pasqyreNivelet e larta të sheqerit në gjak mund t’u bëjnë të dukeni më të moshuar se që në të vërtetë jeni.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga një studim holandez, i cili kishte përcjellë rreth 600 gra dhe burra të moshës nga 50 deri në 70 vjeçe.

Sipas studiuesve, njerëzit të cilët kishin një nivel të lartë të glukozës në gjakun e tyre, janë vlerësuar vazhdimisht më të vjetër në moshë, nga një ekip i zgjedhur në mënyrë të rastësishme.

Rezultatet kanë treguar se për 180 gramë glukozë më shumë për litër gjak, mosha e personave që ishin vlerësuar ishte rritur pesë muaj më shumë se realja.

Studiuesit mendojnë se nivelet e larta të sheqerit në gjak ulin prodhimin e kolagjenit dhe fijeve të elastinës, duke bërë që lëkura të humbasë freskinë dhe rininë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *