Sheqeri nuk ndërlidhet me rrezikun nga diabeti

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Një kohë të gjatë është dyshuar që ushqimi i pasur me sheqer gjatë një periudhe më të gjatë kohore mund të çojë deri te rreziku i rritur nga zhvillimi i diabetit. Por këtë supozim e ka mbështetur një numër i vogël i dëshmive.

Hulumtuesit nga spitali Royal Victoria Hospital dhe Queen’s University nga Belfasti së fundi kanë publikuar rezultatet e testimit klinik të kryer në 13 meshkuj të shëndetshëm, gjatë të cilit kanë hulumtuar ndikimin e konsumimit të sasive të mëdha të sheqerit në shëndetin vaskular dhe rezistencën e insulinës, për të cilën besohet se është shkaktar i diabetit të tipit II.

Dr. Steven Hunter dhe ekipi i tij, vrojtimet e veta i kanë publikuar në revistën “Diabetes”, dhe kanë theksuar që nuk ka pasur dallim në rezistencën e insulinës tek të testuarit, të cilët gjatë gjashtë javëve 25 për qind të kalorive i kanë marrë nga sakaroza, e cila ka qenë pjesë e ushqimit të balancuar dhe tek të testuarit, tek të cilët kaloritë nga sakaroza kanë përbërë 10 për qind të sasisë së përgjithshme të kalorive. Kështu, të testuarit e parë gjatë ditës kanë konsumuar rreth 200 gramë sakarozë, derisa tjerët kanë marrë rreth 80 gramë.

Ushqimi i të dy grupeve gjatë të dy periudhave ka qenë i ngjashëm me përbërjen makronutritive (karbohidratet, yndyrat dhe proteinat), ndërsa dallimi ka qenë në zëvendësimin e sakarozit me niseshte. Rezistenca e insulinës është matur me standardin e artë.

Përveç kësaj, ushqimi i pasur me sakarozë (sheqer) nuk ka treguar asnjë ndikim të padëshirueshëm në shumë parametra tjerë metabolikë dhe fiziologjik, siç është elasticiteti i artereve, i cili ndikon në rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe profilin e glukozës në gjak.

Megjithatë, ushqimi mund të ketë ndikim të fuqishëm në rrezikun nga zhvillimi i diabetit II, ku ndikimi negativ i yndyrave të ngopura është dëshmuar më së miri.

Dr. Hunter këshillon që mënyra më e mirë për reduktimin e rrezikut nga sëmundja e diabetit është ndryshimi i stilit të jetesës: “Me siguri edhe faktorët tjerë të lidhur me ushqimin, si konsumi i tepërt i kalorive, si edhe faktorët e lidhur me stilin e jetesës siç është mos aktiviteti fizik dhe rritja e peshës trupore do të kenë ndikim më të madh se llojet e karbohidrateve.”

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here