Policia e Durrësit ka bërë të mundur parandalimin e një krimi brenda familjes duke arrestuar një 44-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar, policia kishte marr informacion për një konflikt familjar në shtëpinë e Ardian Gjepali në Gjepalaj të Shijakut. Policia mbërriti menjëherë duke ndërprerë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. “Gjatë kontrollit te ushtruar në banesë u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56 kaliber 7.62 mm, një krëhër  dhe 36 copë  fishekë të cilët mbaheshin pa leje”, thuhet në njoftimin zyrtar. Gjepali u arrestua paraditen e të hënës.