Shkaktoi aksidentin me dy të vdekur te Mali i Robit, i riu tentoi t’ja lërë fajin të dashurës

Ndërsa kanë kaluar disa orë nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm tek Mali i Robit në Kavajë ku dy persona nusja dhe vjehrri mbetën viktima ndërsa një fëmijë 8 vjeç i plagosur, mësohet se kush ishte drejtuesi i automjetit që i përplasi.

Ndonëse fillimisht policia deklaroi se drejtuesja e mjetit ishte një femër, mësohet se në fakt Ilda Parroj nuk ka qenë drejtuese, por e dashura e shkaktarit të aksidentit, Halil Kokës, 40 vjeç, banues në Durrës.

Mësohet se në makinën që ka shkaktuar aksidentin, kanë qenë dy persona, Ilda Parroji, pasagjere dhe Halil Koka të cilët janë në një lidhje dashurie me njeri-tjetrin.

Fillimisht 30-vjeçarja Parroji deklaroi se ishte ajo në timon, pasi i dashuri i kishte kërkuar që ta merrte ajo përsipër ngjarjen.

Koka ishte pa patentë sepse i ishte hequr pak ditë më parë nga policia Rrugore për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Të dy janë në Policinë e Kavajës të shoqëruar, teksa pritet të mësohen akuzat që do të ngrihen ndaj tyre. Edhe dëshmitarët kanë thënë se kishin parë një mashkull që drejtonte mjetin.

Mëngjesin e sotëm humbi jetën 69 vjeçari Xhemil Pisku dhe nusja e tij 34 vjeçe Edlira Pisku si dhe u plagos djali 8 vjeç. Ata kanë qenë në ministacion duke pritur autobusin të shkojnë në Berat kur “Toyota” ka dalë nga rruga duke i marrë para.

Ishte një telefonatë e nënës së Edlirës mbrëmjen e djeshme ajo që e kishte detyruar 34-vjeçaren të merrte rrugën që në mëngjes. Sipas saj, gjyshja e Edlirës ishte e sëmurë rëndë, madje për këtë ishte kthyer edhe vëllai i saj nga Greqia.

E gjendur përballë këtij lajmi 34-vjeçarja, bashkëshorti i së cilës ndodhej në emigrim, ishte shoqëruar që në mëngjes nga vjehrri, Xhemil Pisku e bashkë me djalin 8-vjeçar do shkonin për në Berat.

Në dëshminë e saj para efektivëve të policisë drejtuesja e mjetit 30 vjeçarja Ilda Parroj është shprehur se nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Ajo është e shokuar nga ngjarja tragjike dhe ndodhet në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. “Nuk e di çfarë ka ndodhur”, ka thënë ajo në polici. Fillimisht makina është përplasur me një trafik ndarëse, është rrëzuar në rrugë dhe më pas ka goditur viktimat./b.l/noa.al/

Similar Posts