Shkencëtarët zbulojnë “gjenin e pangopur”, nga shkaku i të cilit vuajmë nga mbipesha

Me sa duket, fshehtësia e një linje vitale fshihet në gjenet tona. Shkencëtarët theksojnë se kanë zbuluar “gjenin e pangopur”, i cili trurit nuk i përçon informate se nuk jemi të uritur. Gjatë testimeve në minj, ishte zbuluar se mutacioni në një gjen ndërprenë dërgimin e informatave në tru, prandaj organizmi ka nevojë për ushqim dhe kështu vjen deri tek mbipesha. Mirëpo, lajmi i mirë është se me identifikimin e gjenit mund t’i ndërpritet rruga mbipeshës, thonë ekspertët nga qendra mjekësore universitare në Xhorxhtaun në Amerikë. Sipas ekspertëve. Edhe njerëzit kanë një gjen të tillë, por edhe më tutje nuk është zbuluar se si vepron ai. Pas ushqimit, ky gjen ndikon duke dërguar porosinë tek hipotalamusi, i cili pranon porosinë se jemi të ngopur dhe zvogëlon oreksin. Mirëpo, gjatë hulumtimit në minj është treguar se tek ata tek të cilët ka pasur mutacion tek ky gjen një transmetim i tillë kishte munguar, prandaj ata dyfish konsumojnë më tepër ushqim. “Ky zbulim do të mund të ofronte mundësi të reja në kontrollin e peshës trupore”,- thotë mjeku Boaki Ksu, udhëheqësi i këtyre studimeve.

 

Comments are closed.