Shkodër, lëkundje tërmeti me magnitutë 4.4 rihter

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Shkodrës janë ndjerë lëkundje të lehta tërmeti. Sipas Institutit Sizmiologjik, epiqendra e tërmetit ka qënë në detin Adriatik, më saktësisht pranë grykëderdhjes së Bunës. Mësohet se lëkundjet kanë patur magnitudë 4.4 rihter dhe intensitet 5-6 ballë në epiqendër të vendit. Ndërsa janë ndier dhe ne qytetin e Shkodrës e Lezhës, disi më të lehta në qytetin e Tiranës. Po nga të njëjta burime konfirmohet se tërmeti është shoqëruar nga disa pas goditje të lehta, të cilat kanë ardhur duke u shuar.

Comments are closed.