Shkolla e Policisë, kandidatët që i nënshtrohen kontrollit

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë: Data kur nis shkolla për “Patrullë të Përgjithshme”

Shpallen emrat e fituesve për Shkollën e Policisë, “Patrullë të Përgjithshme”, që do kryejnë kontrollet mjekësore. Kur do të zhvillohet kontrolli mjekësor dhe dokumentacionet që duhet të paraqesin kandidatët

Në datën 16 prill 2012, do të fillojë Shkolla Bazë e Policisë, për Patrullë të Përgjithshme, për 200 kursantë, 100 femra dhe 100 meshkuj, të cilët ndodheshin në listë pritjeje, pasi ishin shpallur fitues gjatë fazave të mëparshme të konkurrimit. Lidhur me këtë fakt, gazeta “Republika” publikon listën me 200 emrat e fituesve që do t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor. Për kursantët që do të ndjekin këtë kurs, sipas procedurave të përcaktuara, do të kryhet procesi i kontrollit mjekësor të kandidatëve pranë Qendrës së Profilaksisë së Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në Qendrën e Formimit Policor. Po ashtu, kandidatët do t’i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtave, si dhe procesit të verifikimit të të dhënave të kandidatit.

Kur do të zhvillohet kontrolli mjekësor

Kandidatët e listës, bashkëlidhur, duhet të paraqiten në datë 12 mars 2012, në orën 07.30’, në Qendrën e Formimit Policor, Sauk, Tiranë, ku do të fillojnë procedurat për kryerjen e kontrollit mjekësor, marrjen e gjurmëve të gishtave, si dhe do të informohen mbi ecurinë e procesit. Ndërkohë, të gjithë emrat e listuar si më poshtë, duhet të paraqiten në datën dhe orën e mësipërme të pajisur me një foto për dokumente. Nëse gjatë kontrollit mjekësor do të ketë skualifikim të kandidatëve, atëherë do të procedohet me kandidatët e radhës në rend zbritës, sipas listës së renditjes të kandidatëve të shpallur fitues. Të gjithë kandidatët, për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë proces, mund të drejtohen pranë strukturave të Burimeve Njerëzore në Drejtoritë e Policisë në Qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu, mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën shkollaepolicise@mrp.gov.al.

Për më shumë lexoni gazetën “Republika”