Shkolla e Rraboshtës, në kulmin e aktiviteteve kulturoro-artistike

Gjallëria e aktiviteteve kulturoro-artistike, është e pranishme në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rraboshtë, të komunës Kallmet, në rrethin e Lezhës, në nder të festimeve të 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, me inicimin dhe interesimin e madh të drejtorit të palodhur dhe energjik të kësaj shkolle të dalluar, birit të këtij fshati, z. Gjin Marku. E ndodhur mes dy fshatrave që kanë bërë emër në historinë e Shqipërisë e të shtetit shqiptar: Mërqisë, me kishën e Shën-Gjon Kryepremit sipër në gjysmë të malit përballë, aty ku u mbajt Kuvendi i Arbënit, me 1703, iniciuar nga Papa Klementi XI- Albani me origjinë shqiptare dhe Kallmeti – vendi i kuvendeve, shkollës së parë dhe i kishave si: Shën-Eufemia dhe figura të shquara të tij si: Frang Bardhi, Luigj Bumçi etj., që janë pikë referimi e kolektivit mësues-nxënës të kësaj shkolle për arritje të larta në procesin mësimor-edukativ dhe në cilësinë e arsimit. E duke i përkujtuar çdo kohë e sidomos në këtë përvjetor të madh të 100-të të Pavarësisë e të shtetit shqiptar, duke u bërë tharmi i tërë veprimtarive kulturoro-artistike, që kanë për qëllim: edukimin atdhetar të nxënësve me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë e njohja me figurat kombëtare e të zonës së Kallmetit, që bënë emër me veprat e tyre për çështjen kombëtare dhe identitet kombëtar, si: Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Frang Bardhi, Luigj Bumçi etj. figurat e të cilëve evokohen nga mësuesit në formën e orëve të lira e me stenda të veçanta që në hyrje të shkollës, ku valëvitet krenar flamuri kombëtar kuq e zi, në korridoret e shkollës dhe në këndet e klasave e më pas me kujdesin e drejtorit të pasionuar Gjin Marku e mësuesve të lëndëve, sidomos ato të letërsisë, historisë etj. I kanë shpalosur me stendat në korridoret e kësaj shkolle të mirëmbajtur, me moton: “Shkolla djepi i diturisë”, në katin e parë. Pastaj drejtori i palodhur, z. Gjin Marku, i cili ka sjellë risi me ecurinë e procesit mësimor-edukativ, të shpjegon se krahas punës për arritjen e objektivave mësimorë, në mësimdhënie e mësimnxënie e praktikimi në çdo orë mësimi të kurrikulave të reja e standardeve evropiane, kualifikimi i brendshëm, funksionimi i departamenteve, rritja e mesatares dhe e cilësisë me një notë me përparësi gjuha dhe matematika në klasën e IX, bashkëpunimi me Bordin e Shkollës, Qeverinë e Nxënësve, Këshillat e Prindërve, pushtetin vendor, Drejtorinë Arsimore etj. ka hartuar një program të veçantë në formën e orëve të lira për aktivitetet kulturoro-artistiko-letraro-sportive, që po zhvillohen nga kjo shkollë në nder të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë e në vazhdim si: Dita e Gjuhëve të Huaja, Lumturimi i Nënë Terezës, Muaji i Letërsisë dhe përvjetori i At Gjergj Fishtës, 100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, figura e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e Besëlidhja e Lezhës, Dita e Mësuesit, Dita e Tokës, Dita e Europës etj., shoqëruar me aktivitete të larmishme, ekspozita, krijime të nxënësve, vizatime, piktura, konkurse, veprimtari sportive etj. ku shkolla ka vënë synim: të festojnë 15 majin, si Ditën Botërore të Familjes, si ditë tradicionale e bashkëpunimit të shkollës me familjen e komunitetin. Kjo shkollë e dalluar në procesin mësimor-edukativ, e në aktivitetet kulturoro-artistike, ka 145 nxënës, me 9 klasa me 14 mësues e dy kopshte, e në varësi një shkollë e ciklit ulët në fshatin Mërqi me klasa kolektive e një kopsht. Këtu të bien në sy ambientet e mirëmbajtura e të pastra, me banjë të rregullta, rregulli e qetësia, me sallë kompjuterësh etj. e oborr të rrethuar, ku drejtori Marku, premton se aty do të ngrihet një kënd sportiv dhe oborri do të gjelbërohet e pemë dekorative e do të ketë vende pushimi e argëtimi për nxënësit me premtimin e komunës Kallmet e të kryetarit të saj z. Petrit Marku, duke pasur kurdoherë bashkëpunimin me këtë komunë, që në rikonstruksionin e shkollës dhe ndihmën e kryetarit të saj, që vazhdimisht i mbështet në projekte e investime, duke u krijuar kushte deri edhe tek ngrohja me dru etj. Dhe ky është çelësi i suksesit në arritjen e objektivave që i kanë vënë vetës: drejtori i përkushtuar z. Gjin Marku e kolektivi që ai drejton, duke gëzuar respektin e tyre dhe të komunitetit, me përvojë si mësues e si drejtues shkolle e pushteti lokal, demokrat o orëve të para, ish-sekretar i Këshillit të Komunës Kallmet, në vitet 2000, duke e kryer me përkushtim këtë detyrë dhe si drejtor, me moton: bashkëpunim korrekt e komunikim serioz me mësuesit, pushtetin lokal, Drejtorinë Arsimore etj. e komunitetin, ku frytet e kësaj pune po reflektojnë përditë në ecurinë e kësaj shkolle. /JAK RROZHANI

Similar Posts