Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Shoqata humanitare ALSAR, e cila operon që prej vitit 2006 në vendin tonë, ndihmoi 2000 jetimë me ndihma monetare, ushqime dhe stimulime të ndryshme. Kjo nismë u ndërmor në sajë të aktivitetit të mbajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, të organizuar nga kjo shoqatë, në bashkëpunim me 3 fondacione të tjera të huaja. Në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe të veçantë në llojin e vet, për nga natyra dhe qëllimi, u shpërndanë ndihmat financiare dhe jo vetëm, përmes një programi të larmishëm. Aplikuesit, persona nga e gjithë Shqipëria, janë bërë pjesë e ALSAR-it, ndërsa në aktivitetin e përvitshëm për të ndarë pagesat, drejtues të kësaj shoqate, por dhe parlamentarë të Turqisë, u shprehën se këta fëmijë do të ndihmohen me të ardhura, derisa të mbarojnë shkollën, po ashtu, do të ndihmohen edhe për studime jashtë vendit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe 2 përfaqësues, deputetë të parlamentit turk, z/ministri i Punës, Çështjeve Sociale, Kastriot Sulka, përfaqësues të fondacioneve dhe anëtar të shoqatës ALSAR. Shoqata ALSAR, në thelb të misionit të saj ka mbështetjen e një veprimtarie të veçantë të fëmijëve, pikërisht të fëmijëve jetimë. Ky është një hap i rëndësishëm për ALSAR-in për të ushtruar përpjekjet ditë pas dite për të kultivuar dhe treguar dashuri, përkujdesje, solidaritet ndaj jetimëve. Kryetari i komisionit të të drejtave të njeriut dhe lirive të njeriut në parlamentin turk, Aihan Sefer Hustun dhe deputeti Xhemal Jellmaz Demir, dhuruan sot një kontribut prej 30 mijë eurosh për 10 jetimë shqiptarë.  “Sot, shoqata ALSAR përcjell ndihmat në 2 mijë fëmijë jetimë, me ndihëm e Ihahasë dhe shoqatave të tjera. Unë kam besim se ALSAR do të bëhet një nga shoqatat më aktive në botë. Pasuria e një shteti nuk varet vetëm nga paraja, por dhe nga ndihma që ky shtet u bën personave në nevojë. Këto organizata nuk ndajnë vetëm ndihma. Historia, kultura dhe vëllazëria jonë është një, – theksoi ndër të tjera deputeti Xhemal Jellmaz Demir. “Sot, jemi këtu për të thënë se jetimët shqiptarë nuk janë vetëm. Nëse jetimët nuk ndihmohen, ata do e marrin hakun një ditë tjetër pse nuk paguhen. Perëndimi veproi në mënyrë të padrejtë, duke groposur paratë e tyre në banka, tani po mundohen t’i shpëtojnë. Na pyesin si e bëjmë një veprim të tillë. Ne jemi njerëz të mëshirës dhe ju nuk mund ta kuptoni këtë ndjenjë. Ne do vijojmë të zgjasim dorën tonë për njerëzit në Bosnjë, Kosovë dhe Shqipëri, Lindjen e Mesme, Azi, Afrikë dhe më gjerë. Synimi ynë është të nxjerrim një botë të drejtë. Shpresoj që këta fëmijë të bëhen e ardhmja e këtij vendi dhe t’i shërbejnë. Falenderoj shtetin shqiptar që ka mundësuar ambientet për këtë aktivitet. Rroftë vëllazëria turko-shqiptare!”- u shpreh Aihan Sefer Hustun.

Kryetar i Shoqatës, Mehdi Gurra: U ofrojmë ndihmë fëmijëve në të gjithë vendin

 “Sot, realizojmë projektin më të madh në ndihmë të fëmijëve jetimë, i cili mbetet i përvitshëm si aktivitet që organizohet nga institucioni ynë. Ky projekt ka iniciuar që nga viti 2008 e deri sot, ku ka pasur aktivitete të mëdha. Duke u mbështetur tek bashkëpunimi me institucionet që ne na mbështesin dhe donatorët tanë, sot kemi zgjedhuar skemën e përfituesve, siç janë ndihma që u ofrohet 2 mijë fëmijë në rang vendi. Institucioni ynë ka në thelb të tijin, çdo person që ka nevojë për ndihmë, pa dallim”. Kështu bëri me dije vetë kryetari i Shoqatës “ALSAR”, Mehdi Gurra. Sipas tij, nga viti në vit kanë ndryshuar dhe statistikat sa i takon futjes në skemën e përfitimit të ndihmës nga ana e kësaj shoqate të shumë fëmijëve anembanë vendit. “Statistikat kanë ardhur gjithmonë në rritje, nga 35 % në vitin 2008, në vitin 2011, numri i fëmijëve ka qenë 468 dhe në vitin 2012, skema është zgjeruar deri në 1005 fëmijë e deri më sot, duke ofruar një ndihmë financiare për 2 mijë fëmijë. Kjo shtrirje e këtij projekti është, pa dyshim, falë bashkëpunimit me partnerët tanë, sidomos me Turqinë. Organizata jonë, si një organizatë arsimore kulturore dhe humanitare, ka shtrirë aktivitetin e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Momentalisht, lista e fëmijëve jetimë që ndodhet pranë zyrave tona, është një listë që përbëhet nga banues të territorit të Republikës së Shqipërisë nga Vermoshi në Konispol. Në listat e fëmijëve që u ofrohet ndihmë nuk janë vetëm ata që jetojnë në kryeqytet, por janë nga të gjithë qytet”,- bëri me dije Mehdi Gurra. Sipas kryetarit të shoqatës “ALSAR”, lidhur me këtë ndihmë, mbështetje të madhe ka ofruar pushteti vendor, siç janë bashkitë dhe komunat nga të gjithë vendet. “Duke u mbështetur tek bashkëpunimi me partnerët tanë do të mundohemi që në të gjithë pjesët e territorit të Shqipërisë, t’u ofrojmë ndihmë të gjithë atyre personave që kanë nevojë për ndihmën tonë. Institucioni ynë, duke u bazuar tek parimet bazë, mundohet të ofrojë këtë kontribut për të gjithë ata fëmijë që kanë nevojë për ndihmë. Ne shpresojmë që t’u vijmë në ndihmë jo vetëm financiare, por dhe arsimore, të gjithë fëmijëve jetimë”,- përfundoi fjalën e tij z. Mehdi Gurra.

Deputetët turq, kontribut financiar për fëmijët jetimë

Kryetari i Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe lirive të njeriut në Parlamentin turk, Aihan Sefer Hustun dhe Xhemal Jellmaz Demir, dhuruan dje, një kontribut prej 30 mijë eurosh për 10 jetimë shqiptarë. “Sot, shoqata ALSAR përcjell ndihmat në 2 mijë jetimëve, me ndihëm e Ihahasë dhe shoqatave të tjera. Unë kam besim se ALSAR do të bëhet një nga shoqatat më aktive në botë. Pasuria e një shteti nuk varet vetëm nga paraja, por dhe nga ndihma që ky shtet u bën peronave në nevojë. Këto organizata nuk ndajnë vetëm ndihma. Historia, kultura dhe vëllazëria jonë është 1. Në fillim të programit dëgjuam himnin e flamurit, të gjithë himnet janë të respektuara aj tregon vlerat sakrificat dhe të ardhmen e një vendi. Ashtu si dhe himni ynë tregon vlerat dhe synimin për të ardhmen qe kemi ne si Turqi. Himnin tonë e ka shkruar një shqiptar, Mehmet Arki Tersoi. Sot, ai është kurora e 76 milionë turqve ne Turqi”,- theksoi deputeti Xhemal Jellmaz Demir. Ndërkohë, në fjalën e tij, Aihan Sefer Hustun u shpreh se: “Sot, jemi këtu për të thënë se jetimët shqiptarë nuk janë vetëm. Nëse jetimet nuk ndihmohen ato do e marrin hakun një ditë tjetër pse nuk paguhen. Perëndimi veproi në mënyrë të padrejtë, duke groposur paratë e tyre në banka, tani po mundohen t’i shpëtojnë. Na pyesin si e bëjmë një veprim të tillë, ne jemi njerëz të mëshirës dhe ju nuk mund ta kuptoni këtë ndjenjë. Ne do vijojmë të zgjasim dorën tonë për njerëzit në Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, Lindjen e Mesme, Azi, Afrikë dhe më gjerë. Synimi ynë është të nxjerrim një botë të drejtë. Shpresoj që këta fëmijë të bëhen e ardhmja e këtij vendi dhe t’i shërbejnë. Falënderoj shtetin shqiptar që ka mundësuar ambientet për këtë aktivitet. Rroftë vëllazëria turko-shqiptare”.

Projektet humanitare të realizuara në gjithë vendin. Përfitojnë mbi 24 mijë familje  

 Misioni i ALSAR-it: Në ndihmë të personave në nevojë

“Në ndihmë të personave në nevojë”. Ky është misioni i Shoqatës Alternativa e së Ardhmes – ALSAR, ku gjatë periudhës 6-vjeçare janë realizuar 41 projekte humanitare në 15 rrethe të ndryshme të vendit. Kështu, nga studimi i kryer për projektet e ofruara janë realizuar këto tregues: janë shpërndarë 180 ton ndihma humanitare, pako ushqimore, veshmbathje dhe batanije nga të cilët kanë përfituar plot 24 150 familje. Shoqata Alternativa e së Ardhmes ALSAR është një institucion me karakter arsimor, kulturor dhe humanitar, i njohur si person juridik nga Gjykata e Tiranës, më datë 21.09.2006. Ndër projektet e ndihmave humanitare, Shoqata ka arritur të realizojë projekte të kësaj lloj ndihme: Morale dhe materiale, si dhe të ofrojë ndihmë komunitare për kategoritë e ndryshme dhe njerëzit në nevojë. Dhënia e këtyre ndihmave është realizuar përmes ndërhyrjeve në bashkëpunim me autoritetet lokale në rrethet e ndryshme, si dhe me drejtuesit e institucioneve të përkujdesjeve sociale në rastet kur ata kanë shfaqur kërkesa e tyre. Gjithashtu janë dhënë ndihma në rastet e krizave humanitare apo edhe duke iu referuar marrëveshjeve protokollare në bashkëpunim me institucionet respektive.

Projekte të përmirësimit të infrastrukturës për qendrat e rehabilitimit social

Shoqata ALSAR ka dhënë kontribute në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës dhe bazës sociale për dy qendra rehabilitimi: Për Qendrën Kombëtare të Pritjes së Azilkërkuesve, dhe për Shtëpinë e të Moshuarve. Përmes këtij projekti, Shoqëria ALSAR ka ndihmuar në realizimin e këtyre nevojave: për mobilimin e dhomave të qendrave me krevate, dyshekë dhe batanije, si dhe  furnizimin e tyre me pajisje elektroshtëpiake për ngrohje, pajisje kuzhine etj.

Veprimtari të karakterit kulturor

Në aspektin kulturor ne mund të përmendim zhvillimin e aktiviteteve publicistike, botimin e literaturës, realizimin e konferencave shkencore, fushatave sensibilizuese; Dhurimin e literaturës me karakter kulturor, letrar, historik bibliotekave dhe institucioneve publike, duke synuar në këtë mënyrë, të kontribuohet në rritjen e frymës së kolektivitetit, të ndershmërisë, të përgjegjësisë ndaj individit, ndaj komunitetit, rritjen e arsimimit, respektimin e kulturës dhe traditave. Me pak fjalë, duke synuar në luftën totale kundër padijes.

Veprimtari të karakterit arsimor

Nëpërmjet zhvillimit të projekteve arsimore është mundësuar dhurimi i pajisjeve kancelarie nxënësve të shkollave publike. Gjatë kësaj periudhe janë dhuruar pajisje kancelarie në 13 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, në 10 rrethe të ndryshme të vendit ku kanë përfituar plot 4 800 nxënës. Gjithashtu, Shoqata ALSAR ka realizuar organizmin dhe zhvillimin e projekteve të mirëbesimit përmes këtyre aktiviteteve: duke ndihmuar që të ringjallen vlerat e traditës, duke dhënë ndihmesën në edukimin e brezit të ri të shoqërisë, me parimet dhe vlerat e kulturës tradicionale shqiptare dhe kombëtare.

Projekti i përkujdesit social për fëmijët jetimë

 Shoqata ALSAR, përmes projektit “Ndihmë për fëmijët jetimë”, i cili ka një karakter humanitar dhe edukativ, synon të ofrojë një ndihmesë dhe përkujdesje për fëmijët jetimë, në drejtim të vështirësive ekonomike familjare, si dhe edukimit të tyre, duke e konsideruar si një ndihmesë modeste dhe pozitive jo vetëm për fëmijët jetimë por edhe për të ardhmen e mbarë shoqërisë shqiptare. Shtrirja e këtyre projekteve është përqendruar në 20 qytete, përkatësisht në zonat veriore ose verilindore edhe në Shqipërinë Lindore dhe Juglindore, kryesisht me një shtrirje gjeografike të zonave rurale të cilat karakterizohen nga një nivel i ulët i zhvillimit ekonomik. Nga ky projekt, treguesit e pritshmërisë kanë ardhur gjithnjë në rritje. Nga 468 fëmijë jetimë që përfitonin asistencë financiare, përkujdesje sociale gjatë vitit 2011, numri i tyre ka arritur plot 2000 fëmijë. Përveç ndihmës financiare, projekti ndihmon edhe në ringjalljen e ndjenjës, besimit dhe të shpresës me anë të edukimit moral. Shoqata Alternativa e së Ardhmes, me kontributin dhe kujdesin e sa modest rikonfirmon përmes realizimit të këtyre projekteve misionin e saj për ti shërbyer Shoqërisë Shqiptare, për të ngjallur në të shpresën se askush nuk është vetëm, se njerëzit janë vëllezër mes tyre, dhe është e drejta e tyre e lindur të ndihmohen kur ata kanë nevojë.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *