Travel

Albania, bed & bunker

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Shqipëria numëron qindra mijëra bunker të trashëguar nga idiotësia komuniste. Një projekt gjermano-shqiptar duket se do të kthejë një pjesë të tyre në dhoma hoteli.

Rreth 50 km larg Tiranës, 10 studentë gjermanë e 10 shqiptarë i kanë hyrë punës për një projekt unik: po kthejnë një bunker në një fjetore me tetë shtretër. Turistët që do të lenë aty do të kenë mundësi që përmes të çarave që njëherë e një kohë shërbenin për pushkët e ushtarëve t’i hedhin një sy peizazhit të mrekullueshëm të ëndërrojnë nën kupolën prej çimentoje të lartë një metër e tridhjetë. E kushedi, ndoshta mendja u shkon edhe te diktatori që pati idenë e bunkerizimit të Shqipërisë duke e kthyer në vendin më të izoluar të botës. Në vitet ‘70 e ‘80, me urdhër të Enver Hoxhës, në Shqipëri u ndërtuan 750 mijë bunker në beton; Enveri i trembej një pushtimi të vendit nga të huajt – në rast emergjence bunkerët do të shërbenin si vendstrehim për popullsinë ose si pika sulmi ushtarak kundër çdo armiku të mundshëm. Praktikisht bunkerët janë materializimi i paranojave të një diktatori.

Sot, Iva Shtrepi që studion në Mainz të Gjermanisë dëshiron të konvertojë atë pyll kupolash prej çimentoje: tema e saj e diplomës me titull “Bunkerkunft” një lojë fjalësh në gjermanisht me “Unterkunft” (“fjetore”), ofron mundësinë për t’u dhënë bunkerëve një jetë të re: transformimin e këtyre ish ndërtimeve ushtarake në hotele. Tani për tani po punohet për transformimin vetëm të një bunkeri, por shpejt të njëjtin fat mund të kenë edhe të tjerë. Markus Pretnar-it, profesorit që ka ndjekur punimin e Shtrepit në Fakultetin e Shkencave të aplikuara të Mainz, ideja i pëlqeu aq shumë sa kërkoi ta vërë në jetë. Studentët e seminarit të tij kanë punuar mbi këtë ide, duke filluar nga vizatimet teknike e deri tek vënia në kontakt me autoritetet shqiptare.

“Tema e diplomës u kthye kështu në një projekt shkencor” thotë Pretnar që jep design për hapësirat e brendshme të ndërtesave. E di shumë mirë profesori që Shqipëria po bëhet emër i dëgjuar mes turistëve: “Mjaft të shohësh ç’i kanë bërë bregdetit, si në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi. Kanë ndërtuar, shumë, tepër e me ngut”. Nga projekti shqiptaro-gjerman duhet të përfitojnë, para të gjithëve, vendasit. Bunkeri i parë që studentët po transformojnë në një dhomë të ngrohtë fjetoreje me parket, krevatë, aneks kuzhine dhe dush është vetëm një prototip , por nëse pëlqehet, shumë bunker të tjerë mund të kenë të njëjtin fat. “Janë nga të katër anët, – shpjegon Pretnar. – Nga alpet deri në bregdet, përfshirë qytetet e fushat”. Zyrtarisht, janë pronë e Ministrisë së Mbrojtjes, por i është dhënë e drejta e shfrytëzimit pronarëve të terreneve ku bunkerët ndodhen. Kush është i interesuar për projektin mund të shfrytëzojë idenë por me dy kushte: duhet të citojë universitetet e Mainz dhe të Tiranës dhe t’ua japë në administrim bunkerët-fjetore personave vendas. Një natë në Bed & Bunker duhet të kushtojë maksimumi 10 dollarë apo 8 euro. Nga Julia Stanek / “Der Spiegel”

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin