Shqipëria nismë ndërkombëtare në industrinë nxjerrëse

 

Shqipëria në fund të muajit maj, pritet që të anëtarësohet me të drejta të plota në Nismën për Transparencë në industrinë Nxjerrëse duke plotësuar një ndër kushtet për integrimin e vendit në strukturat evropiane. Kjo nismë është një koalicion i qeverive, kompanive, grupeve të shoqërisë civile, investitorëve apo organizatave ndërkombëtare për të kontrolluar industritë nxjerrëse, për t’i vënë ato në funksion të ekonomive të vendeve, ku funksionojnë. “Pritet që në fund të majit Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota në Nismën për Transparencë në industrinë Nxjerrëse e cila është një kusht plus për të qenë pjesë e BE-së dhe për t’u integruar edhe më tej në strukturat e tjera të ndryshme”,-thotë ilir Alia, drejtor i QZHDI. Anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizëm pritet t’i japë zhvillim sektorit të industrisë nxjerrëse në qarkun e Kukësit dhe të ndikojnë në uljen e varfërisë. Para viteve ’90, qarku i Kukësit ka patur 17 mijë punëtorë në industrinë nxjerrëse. Pas mbylljes së minierave të gjitha zonat përreth tyre filluan të shpopullohen me ritme të shpejta.