SHSSH aksion për evidentimin e fëmijëve të rrugës

 

Aksioni për evidentimin dhe largimin e fëmijëve që lypin në rrugë, është rikthyer sërish në vëmendje të Shërbimit Social Shtetëror. Ekspertë të këtij shërbimi pohojnë se kanë nisur kontrollet për evidentimin e fëmijëve, kryesisht me origjinë rome dhe egjiptiane, nga mosha 1 deri në 14 vjeç, të cilët shfrytëzohen në mënyrë të kundraligjshme nga prindërit si lypës. Familjeve që kanë rimarrë fëmijët e larguar nga rruga, sipas Spahos janë futur në skemën e ndihmës ekonomike, për t’u plotësuar fëmijëve integrimin e duhur social. Për të krijuar një mekanizëm funksional për referimin e rasteve të fëmijëve në rrezik, si dhe mënyrës së procedimit të këtyre rasteve ekziston edhe një marrëveshje ndërinstitucionale midis dy ministrive asaj të Punës dhe ministrisë së Brendshme. Në rast se fëmijët rikthehen sërish në rrugë, atëherë familjeve u hiqet e drejta prindërore.