Shuhet zjarri në pallat. Evakuohen banorët, mes tyre një foshnjë

Më në fund është shuar zjarri dhe për fat të mirë nuk ka pasur dëmtime në njerëz.Banorët e pallatit 15 katësh në zonën e Zogut të zi janë shëndoshë e mirë përfshi këtu edhe foshnjën e cila është evakuuar nga forcat RENEA. Banorët e pallatit e kishin të pamundur të dilnin nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që janë përfshirë nga paniku pasi kishin edhe fëmijë të vegjël. Për të evituar asfiksimin nga tymi ata mbanin në fytyrë  peshqirë e çarçafë të lagur.Paniku ka zgjatur për rreth 2 orë, por shërbimi i zjarrfikësve, forcat RENEA gjithashtu edhe grupi i kërkim-shpëtimit të minierave kanë mundur të evakuojnë rreth 100 persona dhe madje të arrijnë të shuajnë flakët.

Mes personave të evakuuar dhe të shpëtuar është raportuar edhe një foshnje disa muajshe, i cili u arrit të zbritet me shkallë që nga kati i 10-të i banesës.Zjarri ka rënë në katin e parë të pallatit 15 katësh, pikërisht tek kollona e kabllove elektrikë. Më pas nga gropa e ashensorit është mbushur me tym gjithë pallati.Edhe njëherë jemi përpara një fakti shumë të rëndë: që pallatet të cilat ndërtohen në Tiranë nuk kanë dalje emergjence në raste zjarresh.

Comments are closed.