Si e dëmton kompjuteri shikimin tuaj

Shumë nga ne ose pothuajse të gjithë kalojmë me orë të gjata duke shikuar në ekranin e vogël kompjuterit, televizorit, ipade-it, telefon, monitorët GPS. Si rezultat i kësaj sytë thahen, skuqen, irritohen, acarohen, dyfishojnë shikimin, ju shkaktojnë lodhje dhe dhimbje koke. Të shikuarit më shumë se duhet ekranin e kompjuterit po bëhet një problem mjaft shqetësues nga dita në ditë sepse rrezikon të dëmtojë rëndë shikimin e çdo personi.

Mbyllni sytë kur jeni duke shikuar për një kohë të gjatë para kompjuterit, kështu herë pas herë shtrëngoni sytë që t’ju normalizohet kthjelltësia e të shikuarit.

Femrat priren të kenë më shumë thatësirë tek sytë se sa meshkujt. prandaj tek femrat shkaktohet më pas i ashtuquajturi lotët e thatë.

Fikni dritat, pakësoni sa më shumë kilovatët e harxhuar duke shuar llampadarin e tavolinës ku keni kompjuterin, gjithashtu, zbritni goxha fuqinë e dritës së kompjuterit, sepse ka një dritë shumë të fortë.

Planifiko orare që të bëni pushim për sytë tuaj, shoqata amerikane e kujdesit ndaj syve këshillon që duhet të bëni një pushim të paktën 15 minuta në dy orësh para një ekrani elektronik. Brenda 20 minutash rifokusohuni tek objekti juaj dhe shikoni objektin nga një distancë më e largët tani.

Nga një studim i bërë në indi, ku u testuan rreth 291 njerëz të cilët kanë punuar me kompjuter kishin po të njëjtin nivel shikimi të presionit dhe qartësisë në të shikuar. Ndërsa këshilla më e thjeshtë që mund t’ju bëjmë, pastroni ekranin sa më shpesh dhe mos gjeni fjalë të vështira të cilat kërkojnë angazhim në shikim, fakt ky i cili lodh shikimin e njeriut.

Similar Posts