Si mund të kuroni tensionin e ulët

Ndjen gjithmonë lodhje dhe je tepër i rënduar? Momenti më i keq është kur zgjohesh në mëngjes? Ke një marrje mendsh kur ngrihesh, pasi ke qenë ulur? Nëse të ndodhin të gjitha këto, ka shumë mundësi që të vuash nga tensioni i ulët. Ja sesi mund ta kapërcesh:

1. Para së gjithash, përmes matësit, sigurohu nëse ke vërtet tension të ulët. Fatkeqësisht, nuk ka mënyra që të zgjidhin përfundimisht këtë problem, por nëse do të kesh kujdes disa pika, atëherë do të jetosh më mirë. Nuk këshillohen ilaçe, që në krahasim me kurimet natyrore, janë gjithmonë në disavantazh, sidomos kur bëhet fjalë për një problem që mund të zgjidhet vetëm.

2. Mbi të gjithë kërko të korrigjosh zakonet e ushqimit. Megjithëse mund të mos jesh një konsumator i madh pijesh, sforcohu që të pish shumë gjatë ditës. Uji të ndihmon jo pak për të rritur nivelin e tensionit dhe për ta mbajtur stabël. Në dietën tënde përfshij edhe shumë fruta e perime. Konsumo një mëngjes të pasur dhe pi, gjithashtu, pak kafe me sheqer apo një lugë mjaltë, pasi ndihmon shumë.

3. Bëj shumë aktivitet fizik, duke shmangur të dalësh në orët më të nxehta apo të kryesh sforcime të tepruara. Ndonjëherë duhet të kesh parasysh të bësh dush të ftohtë, pasi lehtëson hapjen e venave të gjakut. Gjatë banjës këshillohet edhe përdorimi i rozmarinës.

 

 

Comments are closed.