Shkencë

Si nisi ngrohja globale 75 vjet më parë

pollution-87684_640Sipas një studimi të fundit, shenjat e para të ngrohjes globale datojnë që nga vitet e ’40-ta në Afrikë, Australi dhe Azinë juglindore, raporton “WorldReportNow”.

Hulumtuesit nga Qendra për Hulumtime në Australi thonë se kanë gjetur shenja të ngrohjes globale në vitet ’60-të, por po ashtu kanë shenja të qarta se fenomeni ishte rreth 20 vjet më herët.

Ekspertët janë të sigurt se ka pasur ndryshime të temperaturave edhe mes viteve 1980-2000. Autorët e studimit thonë se kanë studiuar ndryshimet në temperatura në gjitha vendet. Ata kanë kuptuar se vendet tropikale ishin të parat që u ndikuan nga ngrohja globale.

Sipas grupit të shkencëtarëve, shtetet qendrore të Amerikës nuk janë prekur akoma nga rritja e temperaturave, si ato perëndimore. Gjithsesi, në dekadën e re, ata presin që këto vende të shijojnë shenja të qarta të ngrohjes.

Ata po ashtu kanë dhënë parashikimet e tyre se në vjetët në vijim do të ketë ngritje të temperaturave. Fillimisht, shenjat e ngrohjes globale do të kalojnë shpejt nga Evropa veriore, Rusia dhe Kanada. Këto ndryshime do të ndodhin gjatë tri dekadave të ardhshme.

Autori i studimit, Dr. Ed Hawkings, thotë se ndryshimet më të mëdha do të vërehen gjatë stinës së dimrit, në të cilën do të ketë më pak borë dhe më shumë shi, transmeton koha.net.

Hulumtimi vjen në kohë me vizitën e Papës Françesku në Shtëpinë e Bardhë, ku diskutoi me Presidentin Barack Obama për planet në luftën
kundër ngrohjes globale.

Lexo edhe  Një ishull i ri në Paqësor, mban çelësat për të gjetur jetë në Mars

Lexoni edhe: