Si përgatitet turshi panxhari i kuq: Sallata më e shëndetshme në botë!
Panxhari i kuq është perime shumë e shëndetshme, e cila përdoret në kulinari dhe në mjekësi.
Është i pasur me vitamina, thartirë folike dhe me kompleksin e vitaminave B (B2, B6), ndërkaq nga mineralet përmban natrium dhe kalium, por përmban edhe jod.
Më e freskët është me fletë të cilat rikujtojnë panxharin. Nëse nuk keni të freskët, panxhari i kuq mund të jetë i vjetër edhe 2 – 3 javë, ndërkaq kur e zgjidhni, zgjidhni ato që kanë mish, fruta të forta ngjyrë të zjarrtë, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
- 5 kg panxhar të kuq,
- 500 ml uthull,
- 2 l ujë,
- 60 g krip,
- 80 g sheqer,
- 1 qese e vogël konservans
Përgatitja:
Panxharin e kuq lajeni, hiqjani majat nga të dyja anët.
Rendisni në tenxhere të madhe dhe të thellë, qitni ujë.
Duhet të kenë mjaft ujë sepse duhet të zihen gjatë, së paku 2 orë.