Lifestyle

Si ta kuptoni nëse fëmija juaj po luan lojën vrasëse ‘Balena Blu’, këto janë këshillat e psikologes

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

balena blu

“Sfida e balenës blu”, që po merr jetë fëmijësh në botë, është kthyer në tmerr edhe për prindërit shqiptarë. Po cili është kuptimi i kësaj loje dhe pse në finale kërkohet vetëvrasja e fëmijëve?

Loja në vetvete është një sfidë që duhet të realizohet për 50 ditë. Dita e fundit është ajo e finales, ku individi bëhet hero i lojës së tij duke vrarë veten.

Lojën e ka krijuar një djalë 21-vjeçar për të thithur sa më shumë njerëz të dobët emocionalisht, për t’i bërë ata viktima të lojës së tij.

“Personi që ka krijuar lojën thotë se këta njerëz nuk i duhen shoqërisë”, tha për Top Channel Arjana Muça, psikologe.

Për psikologen, 21-vjeçari që ka krijuar lojën ka kaluar një fëmijëri më probleme të mëdha psikologjike, e për këtë arsye një nga kushtet e lojës është që fëmijët të jenë të grupmoshës 9-17 vjeç. Por pse ka zgjedhur këtë grupmoshë?

“Është mosha tipike, sepse flasim për fillimin e adoleshencës. Kur flasim për adoleshencën, duhet të kemi parasysh që zhvillimi në vetvete është i lidhur me problematikën emocionale. Kemi rebelimin e një adoleshenti”, tha Arjana Muça.

Po prindërit, si ta kuptojnë nëse fëmija e tyre po luan apo jo me “Sfidën e balenës së kaltër”

“Prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Pse ky fëmijë po mbyllet në vetvete? Pse nuk do ushqim? Pse zgjohet shumë herët? Kjo sepse një nga detyrimet e lojës është të zgjohesh herët. Gjëja e parë që duhet të bëjnë është të bisedojnë me fëmijën, duhet patjetër të kërkojnë ndihmë te një psikolog”, tha Arjana Muça.

Për Muçën, nga kjo lojë e rrezikshme nuk të shpëtojnë vetëm prindërit.

“Institucionet tona duhet të bëjnë të mundur që në qendrat e internetit të krijojnë zona të grupuara për fëmijë të moshave të caktuara, që të përdorin kompjuterë me kod sigurie”, tha Arjana Muça.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here