Ja sekreti si të bëjmë gjumë të qetë

Ndodh shpesh të themi se gjatë ditës ndihemi të lodhur, se nuk kemi përqëndrimin e duhur, humorin dhe aftësinë për të bërë diçka. Gjithçka lidhet me gjumin dhe me aktivitetin e trurit tonë. Nëse flini aq sa duhet dhe siç duhet, ju do shihni që gjithçka do të jetë normalizuar.

Sekreti si të bëjmë gjumë të qetë?

Ja se cilat janë rregullat që duhet t’i vendosni vetes!

1. Respekto oraret

Flini çdo natë në të njëjtën orë. Vini re se kur ndjeni lodhje në mbrëmje, e kur të mos i rezistoni dot më, atëherë shkoni në shtrat për të fjetur.
Zgjohuni në mëngjes gjithmonë në një orë fikse. Do shihni se nëse respektoni çdo natë orarin e gjumit, po në të njëjtën orë do zgjoheni çdo ditë, pa pasur nevojë për alarm.

2. Ndonjëherë “gjumë pasditeje”

Gjumë të shpejtë, për të rikthyer orët e humbura. Nëse ndodh që gjatë një dite nuk keni respektuar orarin e gjumit, atëherë rikuperojeni atë me dhjetë minuta. Do e shihni që do ndiheni më të freskët dhe më të çlodhur.

3. Shmang gjumin para gjumit

Jo gjumë, përpara gjumit. Ndodh të “kapni mat” veten ndonjëherë e të shihni se jeni duke fjetur në divan gjatë orëve të mbrëmjes. Zgjohuni! Bëni diçka që t’ju vërë në lëvizje dhe jini të përpiktë me orarin që i keni çdo natë.

Image by Enrique Meseguer from Pixabay

Comments are closed.