Shtëpia

Si të bëjmë një orë vetë?

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

E kemi thënë edhe në artikujt më parë se kreativiteti është diçka shumë e bukur dhe se të gjithë duhet t’i bindemi atij për të patur një shtëpi të veçantë, me një kosto minimale.

Gjithçka që ju duhet:

-një tepsi kulluese metali
-ngjitës
-një stilolaps apo tush
-vizore
-domino
-dy metale të zeza me bisht

tepsi

Vijojmë me punën: marrim tepsinë, e lajmë mirë dhe më pas shënojmë në të, me ndihmën e vizores dhe stilolapsit, vendet e numrave të orës. Kini kujdes! Kjo gjë të realizohet në pjesën e jashtme të tepsisë.

ngjites dhe domino

Pasi i keni shënuar, marrim dominotë që na përshtaten me numrat në një orë (pra nga 1-12) , i vendosim në vendet e shënuara dhe i ngjisim mirë ato.

ore me domino

Më pas, në një vrimë të tepsisë njësoj larg nga dominotë e ngjitura, vendosim dy metalet që kishim, në fund mund t’i përthyejmë pak që të krijojmë idenë e bishtave të akrepave (po të duam shtojmë edhe një një metal të tretë, si akrepi i sekundave, por që të gjendet më i hollë).
Ja ku ndërtuam orën tonë kreative, me duart tona. Bëje vetë, ia vlen!

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here