
Si te heqim hidherimin e ullinjve?
Ullinjtë janë një ushqim tipik mesdhetar dhe si i tillë nuk duhet të mungojë kurrë në tavolinat tona. Mbreti i vajrave që del po nga kjo pemë dhe kokrrat e tij është shumë i shijshëm dhe shumë i shëndetshëm.
Ullinjtë mund t’i përdorim për sallatë, pica, antipastë ose me djathë dhe bukë të ngrohtë. Shumica prej nesh i blenë ullinjtë nëpër markete, por ka shumë amvisa shqiptare që zgjedhin t’i ‘ëmbëlsojnë” ato vetë në kushtet e shtëpisë.
Për këtë proces na duhen:
- 5 kg ullinj
- 2 kg kripë kokërrmadhe
- 2 lt vaj ulliri
- 1 lt vaj luledielli
Përgatitja:
Marrim ullinjtë dhe fillojmë t’i shtypim një e nga një. Pasi t’i kemi shtypur të gjithë fillojmë t’i vendosim në vazo qelqi.
Hedhim një shtresë ullinj, i mbulojmë me kripë dhe në këtë mënyrë vazhdojmë derisa t’i kemi mbaruar të gjithë ullinjtë.
Shtresa e fundit duhet të jetë me kripë. E mbulojmë vazon me kapak. Duhet të kemi kujdes t’i trazojmë ullinjtë dy herë në ditë.
Kur i trazojmë duhet të vendosni dorashkë. Pasi ka kaluar një javë marrim ullinjtë dhe i vendosim në një kullonjëse, i shpëlajmë me ujë dhe më pas i vendosim përsëri në vazo me kripë.
I lemë përreth 3-4 ditë me kripë përsëri. Më pas i shpëlajmë më ujë t’u iki kripa dhe i lemë në ujë për një natë. I kullojmë dhe i hedhim në vazo.
Shtojmë vajin dhe i mbulojmë komplet me vaj. Mbyllim vazon me kapak dhe ullinjtë në këtë mënyrë i lemë në dollap larg dritës së diellit dhe nxehtësisë së lartë.
Zakonisht në Shqipëri përdoret hiri i zjarrit për të hequr hidhërimin e ullinjve por në mungesë të tij ne kemi përdorur kripën.
Read also
Here are 5 of the best chocolate brands in the world
Chocolate is a beloved treat enjoyed by people all over the world. There are countless brands and varieties of chocolate,...
Si pregatitet caji i boronices
Si përgatet çaji i boronicës së thatë në kushtet e shtëpisë Çaji boronicës së thatë është i pasur me antioksidantë,...
How to prepare blueberry tea
How to prepare dried cranberry tea at home Dried cranberry tea is rich in antioxidants, which not only reduce the...
Makarona të dehura
Po po… mund t’i dehim edhe makaronat! Emrin makarona të dehura kjo pjatë e ka marrë për shkak të salcës...
Brusketa me ton dhe majonez
Brusketat janë një ide shumë e mirë për të shtuar larmishmërinë e darkës tuaj dhe për të impresionuar miqtë. Nëse...
Makarona me spinaq
Makarona me spinaq Ky variant i makaronave është tepër interesant për shkak të ngjyrës që ndryshon nga klasikja e makaronave...