Si të keni bishtin perfekt të flokëve tuaja

0
3,205 lexime

Të gjithë e dijmë se të pasurit e flokëve të gjatë dhe të shëndetshëm është padyshim një shenjë e bukurisë femërore.

Por shpesh herë, femrave ( si unë, si ti që po e lexon këtë artikull) na duhet t’i kapim ato, për hir të një lehtësie të ditës, nuk kemi kohë ti krehim si duhet apo edhe për të pasur një look sa më ndryshe.
Kush më mirë se sa një bisht ( ndryshe ponytail i famshëm) prezanton një model të denjë për të mbledhur flokët tanë dhe për të ndryshuar look ( me pak hapa, i lehtë dhe pa dëmtuar flokët).

Në foto i kemi sipas hapave se çfarë duhet të bëjmë:

ponytail1. Pasi të keni larë flokët dhe tharë mirë ( ose edhe jo menjëherë pas dushit por pas disa ditësh që jeni larë) përpiquni të keni flokë të shpupurisur. Për ata vajza me flokë të hollë, vendosni pak shkumë në flokët tuaja dhe thajini me difuzorin e tharëses suaj, nga poshtë lart, për të pasur flokë të dendur dhe me volum.

2. Ndajini flokët tuaj në dy pjesë kryesore, pjesa e poshtme dhe pjesa e lartme (mbi kokë).

3. Kujdesuni që gjatë ndarjes, flokët t’I krihni pak mbrapsht për të shtuar volumin (sidomos për vajzat me flokë të hollë)

4. Pasi kemi kapur të dy bishtat, në dy pjesët kryesore të kokës sonë, sërish bishtin shpupuriteni disi që të shpërndahet volumi në të dyja pjesët. Kujdesuni (si në foton 5) që pjesën e lartme të flokëvë mbi ball, ti hidhni duke I krehur në mënyrë të gufuar, siç thotë edhe populli :P

5. Në fund, përdorni pak spry llak-u për t’u siguruar që të qendrojnë sa më mirë.

6. E arritët? Ju lumtë :)

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of