Si të kurojmë sëmundjet e mushkërive me receta popullore

 

Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta. Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme. Arsyet? Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit. Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij. Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj. Simptomat-Me keqësimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bëhet më e fortë dhe shoqërohet me shtim të sasisë së gëlbazës, e cila trashet dhe nxirret me vështirësi. Marrja e frymës rëndohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqëruar me interesim të muskujve të kraharorit. Kjo është arsyeja që shpesh pacientët ankohen edhe për dhimbje gjoksi e shpatullash. Të sëmurët janë në ankth, kanë ndjenjën sikur po mbyten. Në fytyrë sidomos në buzë, shfaqet mavijosja që vjen si pasojë e anomalisë së shkëmbimit të gazrave, me pakësim të oksigjenit në gjak dhe shtim të gazit karbonik. Si pasojë e ajrimit të ulur, të sëmurët janë të lodhur, të përgjumur, ankohen për dhimbje koke, por herë-herë janë të shqetësuar dhe shfaqin turbullime të vetëdijes.

Sëmundjet e mushkërive dhe këshillat

 

Në moshën pediatrike dhe në moshën e avancuar, hasen më shumë sëmundjet pulmonare, kurse sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe në veçanti, siç është alergjia, ndeshen më shumë në moshat e reja. Duhet të shpjegojmë këtu se sëmundjet polmunare ndeshen në moshat pediatrie, sepse nuk është krijuar akoma një sistem mbrojtës i mundshëm ndaj faktorëve të jashtëm që rrezikojnë për këto sëmundje, siç janë viruset, mikrobet dhe ajri i ftohtë, si edhe në mosha të avancuara, sepse bie edhe aftësia për t’u mbrojtur ndaj agjentëve dhe faktorëve që janë në ajër. Kemi parasysh këtu se mushkëria është e ekspozuar me ajrin shumë herë më shumë se sipërfaqja e lëkurës sonë në ekspozim me mjedisin e jashtëm, ndaj haset shumë si sëmundje. Pra, çdo gjë që është në ajër futet në mushkëri dhe direkt është e ekspozuar. Kështu, nëse në ajër ka mikrobe, viruse, agjentë vitalë, të gjitha futen në mushkëri.

Si bëhet mjekimi i sëmundjeve të mushkërive?

Mjekimi bëhet në varësi të sëmundjes, në varësi të diagnozës dhe simptomave. Mjekimet janë të veçanta për çdo lloj sëmundjeje, kështu që, për sëmundjet infektive janë kryesisht antibiotikët, për sëmundjet virale janë sintomatikët dhe gjithashtu edhe antialergjikët, kur kemi sëmundje alergjike. Për çdo sëmundje, mjekimi përshtatet sipas moshës, gjinisë dhe individëve.

Si mund të parandalohet përhapja e sëmundjes

 

1- Ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit. Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.

2- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.

3- Personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluar dhe të marrin kurë të menjëhershme

4- Mbrojtje personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz duhet të vishni një respirator personal.

5- Duhet të jeni sa më shumë higjienikë

6- Në rastet kur jeni në fazat e para të sëmundjes, të ushqeheni shumë dhe të dilni sa më pak. Kjo ndihmon në evitimin përhapjes së sëmundjes së tuberkulozit.

7- Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.

8- Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.

9- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues. Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.

10- Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.