Shëndet

Si të luftojmë alergjitë?

alergjiAlergjitë, për ata të cilët vuajnë nga to, e bëjnë stinën e pranverës një nga stinët më të këqija.

Pra, jo për te gjithë është e mirëseardhur stina e pranverës. Njerëzit me alergjitë ndaj polenit mendojnë se zgjedhja e vetme e tyre është te marrin ilaçe, te qëndrojnë brenda e mos dalin jashtë ose te jetojnë mjerisht me alergji. Por ka mënyra natyrale se si ta ndryshosh sistemin e imunitetit ashtu qe nuk është edhe aq i ndjeshëm ndaj polenit, mykut dhe pluhurit. Me poshtë do te gjeni disa suplement që ndihmojnë:

1- Kuercetini (Quercetin)

Kuercetin është flavonoid qe gjendet ne qep, hudhra, molla, vera e kuqe dhe çajin jeshil, dhe mund të zvogëloj ngacmimin (kruarje) e syve te skuqur dhe fyti skuqur duke mbërthyer lirimin e histamines nga qelizat e imunitetit. Histamina shumëfishon pergjegjesine (reagimin) e imunitetit duke e shtuar depertueshmerin e kapilareve dhe tkurrjet e muskujve te lëmuar. Merr (pi) një apo dy tableta te 1000 mg te kuercetinit një deri tri here ne dite gjate sezonit te alergjive.

2- Vitamina C

Vitamina C është antioksidanti kryesore qe patrullon rrugët e ajrit, zvogëlon inflamacionin ne mushkëri dhe membranat e mukozës ne fyt. Një studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial te shtuar pesëfish tek ata qe me se paku merrnin vitaminë C. Te marrësh 500 mg vitamine C dy here ne dite gjate sezonit mund te përmirësoj funksionin e mushkërive.

3- Magnezi

Magnezi ka efekt relaksues tek muskujt e lëmuar, e kështu ndihmon ne zbutjen e tkurrjes bronkiale. Hulumtimet tregojnë se me rënien e niveleve te magnezit simptomat e alergjive dhe astmës rriten. Me se miri është qe te marrësh afër 350mg magnez ne dite gjate gjithë vitit.

4- Vitamina E

Vitamina E është antioksidant qe mbron membranat e qelizave dhe parandalon dëmtimin e enzimave. Se bashku me vitaminën C, krijon mburoje dhe mbron qelizat drejtpërdrejtë te ekspozuara ndaj alergjenëve. Studimet tregojnë se nivelet e uleta te antioksidanteve sikur Vitamina E rrisin rrezikun ndaj alergjive për trefish. Në ditë merr 400 UI.

5- Vaji i peshkut

Dietat e pasura me omega-3 zvogëlojnë përgjegjësin e trupit ndaj alergjive kronike dhe ndaj gjendjeve inflamatore. Vaji i peshkut ofron nivele te larta te omega-3shit e qe ndihmon trupin ne prodhimin prostagladineve inflamator qe janë te involvuar ne përgjegjësin ndaj alergjive. Vaji i peshkut gjithashtu mund te zvogëloj reaksionet hipersenstive te lëkurës shpesh ndryshe qe quajtura “dermetitis”. Merr rreth 3 gram vaj peshku ne dite për të luftuar alergjitë. Kështu, pra, nuk ka arsye te vuash pa nevoje nga alergjitë. Per t’i vene nen kontroll alergjite përfito nga suplementet (vitaminat) qe treguam me larte. A vuan nga alergjite, na trego se si po ja del te kalosh muajt me pak ose pa vuajtje nga alergjite. Na trego dhe shto ne komente se si ke arritur ta mposhtesh dhe nese ke ndonje menyre tuaj per ta mbajtur nen kontroll apo parandaluar alergjitë krejtësisht.

Lexoni edhe: