Si të përdorim më mirë parfumet?

Parfumet / Për të ndier sa më gjatë aromën e parfumit gjatë ditës, ekzistojnë disa zona të trupit që duhen privilegjuar gjatë kohës që parfumohemi.

Pjesët e trupit ku duhet të përqendrohemi?

Nën efektin e nxehtësisë, parfumi lëshon më shumë aromën e tij.  Prandaj është e këshillueshme që të parfumohemi në pjesët e nxehta të trupit. Spruconi në zonën e tëmthit, në qafë, prapa gjunjëve, në bërryla, tek kyçet e duarve, pas veshëve dhe rreth kërthizës. Ju gjithashtu mund të parfumoni flokët tuaj në rrënjë, nëse ata janë të shkurtër ose tek majat nëse keni flokë të gjatë. Dhe nuk ka nevojë për të përdorur gjysmën e shishes për çdo përdorim.

Duhen parfumosur rrobat?

Ju mund të spërkasni rrobat tuaja, por preferohen përgjithësisht materiale si pambuku, leshi apo kadifja. Ndërsa mbi materialet sintetike, era është më e fortë dhe zgjat më pak. Mos harroni të spruconi rrobat tuaja në një distancë në mënyrë që të shmangni njollat, veçanërisht në shallet e mëndafshit. Dhe mbi të gjitha, evitoni përzierjen e aromave në  të njëjtën veshje, rezultati mund të jetë i  neveritshëm.

Si të zgjasim qëndrimin e aromës?

Në mënyrë që aroma e parfumit tuaj të jetë edhe më e pranishme në rrobat tuaja, hidhni disa pika në lavatrice, gjatë larjes së tyre. Ju gjithashtu mund të hidhni parfum para se të hyni në zyrë duke mbajtur një shishe parfum në makinë ose në portofol. Së fundi, ju mund të përforconi aromën duke përdorur produkte derivuese të parfumit, si p.sh deodorantin ose xhelin e dushit.

Similar Posts