Lifestyle

Si të përmirësojmë një ditë të keqe

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

e merziturPërjetimi i një dite të keqe nuk do të thotë se dhe vetë jeta është e tillë! Çdo gjë e ka një zgjidhje, po kështu edhe një ditë jo e mirë. Me këshillat tona, ne do t’ju vijmë në ndihmë edhe në këtë rast…

Sjellja

Pothuajse të gjithëve na ka ndodhur, të paktën një ditë në jetë, që të ngrihemi nga krevati me…këmbën e gabuar. Ose më keq akoma ta fillojmë ditën keq dhe ta mbarojmë po ashtu. Zakonisht në ditë të tilla, humori ynë është i “zi”, nuk durojmë askënd, do të donim që të gjithë njerëzit rreth nesh të mos flisnin. Kemi një dëshirë të madhe për t’u grindur, edhe pa ndonjë arsye të vlefshme. Nuk arrijmë të shpjegojmë dot arsyen e kësaj gjendjeje emocionale. Ajo na “pushton”, ndaj duhet ta mbajmë në kontroll me çdo mënyrë për të parandaluar situatat e pakëndshme. Por si mund ta përmirësojmë këtë ditë të keqe, qoftë edhe pak fare? Ne po ju propozojmë shtatë mënyra të thjeshta, që mund t’ju japin një dorë:

Respektoni emocionet tuaja

Nuk duhet ta lini veten t’ju marrë “dallga” emocionale, por duhet të “dëgjoni” dhe të respektoni emocionet tuaja, të jeni të lirë nga çdo lloj dëshire për të shprehur një mendim. Duhet të pranoni të gjitha ato çfarë ndjeni dhe të kuptoni se gjithçka është pjesë e normalitetit.

Moment reflektimi

Përdoreni këtë ditë të shëmtuar për të reflektuar dhe përpiquni të kuptoni se si mund të ndryshoni ndonjë aspekt të jetës tuaj. Kaloni një moment vetëm me veten, do të jetë më e thjeshtë të shkoni më në thelb të problemit.

Jini mirënjohës

Edhe pse dita është negative, jini vazhdimisht të ndërgjegjshëm që ka gjithmonë diçka për t’i qenë mirënjohës dikujt. Ose, kini tendencën të vlerësoni gjithçka, edhe diellin apo faktin që jeni gjallë dhe po merrni frymë. Kushtojini pak minuta kohë bërjes së një liste të vogël të gjërave të bukura të jetës suaj. Në këtë mënyrë, gjendja juaj shpirtërore do t’ju falënderojë.

Ndryshoni ajër

Kur kaloni një ditë të keqe e keni të nevojshme të thithni “ajër të ri”, të ndryshoni diçka. Një skenar i ri ndihmon gjithmonë t’i shihni gjërat me sy ndryshe, sigurisht më pak të ashpër. Kështu do t’ju mjaftonte pak tualet dhe një palë taka të larta e seksi dhe pse jo një shoqërues i ri. Do të ndiheni ndryshe dhe mbi të gjitha, jo të trishtuar, apo të prekur.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here