Lifestyle

Si të shndërroheni në një bukuroshe të viteve ’60-ta

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Nëse doni që të bëheni sikur ato bukuroshet nga filmat bardhezi, atëherë mjafton qe të ndiqni këto këshilla.

Kur përmenden vitet 1960, ndërmend na bien bukuroshe të shumta, sikur që ishin Audrey Hepburn, Brigitte Bardot, Marilyn Monroe e shumë të tjera, bukuria e të cilave edhe sot e kësaj dite konsiderohet e paarritshme. Por, nëse nuk mund t’i tejkalojmë, mjafton që t’i imitojmë ato. Ja sesi mund ta bëni një gjë të tillë.

1. Tërë sekreti qëndron aty që të dukeni seksi dhe të ndiheni e fuqishme. Flokët me vëllim të plotë dhe sytë e theksuar janë atutë kryesore.

2. Pudra duhet të jetë shumë e lehtë. Sytë e vizatuar në mënyrë dramatike kërkojnë një ten të tejdukshëm, në të kundërtën do të dukeni tepër e grimuar.

3. Kini kujdes me bojëkuqin. Nëse e teproni me të, atëherë sytë dhe buzët do ta humbin atraktivitetin e tyre, e ju do të dukeni si një vajzë shkollore.

4. Flokët duhet ta kenë një vëllim sa më të madh – ata vetëm sa e pasurojnë pamjen tuaj të përgjithshme. Pa marrë parasysh a keni flokë të gjatë, apo të shkurtër, esenca qëndron te fakti që ata të duken sa më voluminozë.

5. Shiritat për flokë janë të domosdoshëm. Ata mund të jenë nga lateksi apo goma, me rëndësi është që të jenë të zinj dhe të gjerë.

6. Qerpikët duhet të jenë sa më të gjatë. Disa shtresa të maskarës kualitative dhe/ose qerpikët artificialë do të ndihmojnë në këtë drejtim.

7. Buzët e ndritshme janë esenciale për një pamje të përkryer. Sekreti qëndron te përzgjedhja e ngjyrës, e cila për një nuancë duhet të jetë më e çeltë sesa ngjyra natyrore e buzëve tuaja.

Mos u frikësoni nga asgjë!

Me rëndësi është që të dini sesi bëhet ajo që doni ta bëni. P.sh. do të ishte mirë që ta merrni një tufë flokësh dhe ta krihni në drejtim të kundërt me drejtimin e rritjes së flokëve. Mjaftojnë dy tufa të tilla, që flokët tuaj ta fitojnë një vëllim shtesë.

 

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin