Si të ushqehesh me ekuilibër gjatë ditës

Kur kthehesh në shtëpi nga puna, pikë së pari, shkon në kuzhinë dhe hap frigoriferin?Aposulesh drejt majonezës, hamburgerit e patateve të skuqura, pa menduar as për orën, as për vaktin? Ky është zakon i keq, që duhet shmangur sa më parë. Ja se si:

1.Para së gjithash, duhet të dish të ruash një farë ekuilibri në ushqimin tonë. Për mëngjes, kur ulesh në tavolinë me familjen tënde, mundohu t’i kushtosh stilit të ushqimit të gjithë vëmendjen e mundshme. Mos u ngut, për të vrapuar në punë, me ndonjë tost në dorë apo me ndonjë briosh.

2. Në punë mundohu të ushqehesh vetëm gjatë pauzës së drekës. Përpiqu që nëse ekziston mundësia, të shkosh nëpër restorante me menu të plota, që mund të konsumohen me rehati të ulur në tavolinë.

3. Nëse nuk arrin të bësh dot pa konsumuar çokollatë, mos harro një sasi të vogël, por me cilësi të madhe. Mos kurse as verën gjatë drekës ose darkës. Studimet e fundit kanë treguar se personat që hanë në mënyrë fleksibël dhe që janë të vëmendshëm ndaj porcioneve, arrijnë të mbajnë peshën nën kontroll, shumë më tepër se ata që s’ushtrojnë asnjë kontroll.