Sigurimi i automjeteve, kompanitë kërkojnë përsëri rritje çmimi

Kompanitë e sigurimeve kërkojnë përsëri të rrisin çmimin e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, me pretendimin se nuk arrijnë të paguajnë dëmet. Byroja e sigurimeve, në një analizë të tregut shqiptar, bëri të ditur se Shqipëria është vendi me tregun më të ulët në rajon, për sa u përket sigurimeve dhe paguan vetëm 18 euro për frymë. Ndërkohë, të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mbi raportin prime-dëme, në 36 mohuan nga shoqëritë e sigurimit. “Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka 5 vjet që e ka keqinformuar Parlamentin, komisionin e Ekonomisë, duke i dhënë shifra që nuk janë reale në raportin prime-dëme, duke pjesëtuar vlerat e primeve me vlerat e dëmeve, kur primet para liberalizimit të tregut kanë qenë shumë informale. Dëmet kanë qenë reale kur në të vërtetë raporti prime-dëme është 94 ka qenë në 2011-ën dhe kartoni jeshil është 118 deklaroi Avni Ponari, kryetari i Byrosë së Sigurimeve. Deri më tani, në Shqipëri paguhet mesatarisht 9900 lekë në vit, për sigurimin e detyrueshëm. Kompanitë e sigurimit, në shkurt të 2012, dyfishuan tarifat e pagesës për sigurimin e detyrueshëm dhe kjo rritje nuk u prit mirë nga qytetarët. Kreu i Byrosë së Sigurimeve, Avni Ponari, tha se në të ardhmen, tregu e ka të pamundur të paguajë dëmet, ndaj lind nevoja e rritjes së çmimit. Në 2011-ën, u paguan 6194 dëme, me një vlerë prej 1 miliardë lekësh.

 

 

Comments are closed.