Simeone: E merituam fitoren ndaj Hannoverit

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, thotë se skuadra e tij meritoi fitoren ndaj Hannoverit në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League. Një gol i vonshëm nga Eduardo Salvio i dha fitoren skuadrës spanjolle pasi Mame Biram Diouf kishte neutralizuar golin e parë të Radamel Falcao. “Nëse do të isha tifoz i Hannoverit, do të isha i kënaqur me rezultatin. Ata do ta kenë mbështetjen e tifozëve të tyre në Gjermani dhe goli u jep atyre një shans. Ata e kanë shënuar golin e tyre që në shansin e parë. Rezultati është si është nuk mund të bëjmë asgjë për të, por ne e merituam fitoren”, ka thënë Simeone.

Comments are closed.