Simpson në ditët e fundit të shtatzënisë: E vështirë, mbajtja e takave

Tashmë nuk ka asnjë dyshim që Jessica Simpson, pritet të sjellë në jetë vogëlushen e saj nga dita në ditë. Këtë fakt e tregon mjaft mirë barku i saj. Mbrëmë e ftuar në një emision televiziv, këngëtarja dhe biznesmenia e ka komentuar me humor gjendjen e saj duke nënvizuar se edhe pse barku i saj është tepër i madh, ajo do të sjellë në jetë vetëm një fëmijë, jo binjakë. “Jo nuk janë binjakë, e di që barku duket sikur janë dy, por jo”, komentoi këngëtarja duke qeshur. Jessica ishte e veshur me një fustan të zi, dhe me një xhaketë të shkurtër me dizajnin e lëkurës së tigrit, por nuk kishte harruar takat e larta, për të cilat edhe shprehu ankesën e saj. “Është e vështirë të qëndrosh me taka në këtë periudhë”, theksoi ajo. Ndërkohë që prezantuesi bëri shaka me këngëtaren duke i thënë se: Nga momenti në moment duket sikur do të lindni, këngëtarja theksoi: Jo ka ende kohë.

 

 

Comments are closed.