Skandali me përgjimet telefonike, rikthehet në qeli Rebekah Brooks

Zhvillimet e reja në kuadër të hetimeve për përgjimet e paligjshme, zhvilluar për mbylljen e një të përditshmeje amerikane, kanë çuar në qeli të tjerë persona. Mëngjesin e sot, janë vënë në pranga 6 persona, mes të cilëve edhe drejtuesja ekzekutive e gjigantit ndërkombëtar të Rupert Murdoch, manjatit të mediave News International, ish drejtoresha e “News of the World”, Rebekah Brooks. Gjithashtu në pranga kanë përfunduar dhe 5 gazetarë të tjerë mes të cilëve bashkëshorti i Brooks, Charlie, ish- gazetar i News Of The World. Ata janë arrestuar mëngjesin e sotëm në banesën e tyre në Chipping Norton, në Oxfordshire. Numri total i të ndaluarve në kuadër të procesit të paprecedentë kundër një prej gazetave më të shituara të të gjitha kohërave shkon kështu në 45. Një pjesë e mirë e të arrestuarve megjithatë janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje. Për Rebekah Brooks, një ndër emrat më të njohur të gazetarisë britanike, kjo është hera e dytë që përballet me policinë.

Comments are closed.