Skënderbeu, përgatitja e fundit për sfidën me Debrecenin në Champions League

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Skënderbeu i ka dhënë fund fazës përgatitore në Austri, që zgjati afro një muaj dhe kampionët e Shqipërisë janë kthyer në Korçë, për të vazhduar përgatitjet e fundit, përpara sfidës me Debrecenin. Me një interesim të konsiderueshëm të tifozëve, skuadra është stërvitur në stadiumin “Skënderbeu” për përballjen me kampionët e Hungarisë. Sfida cilësohet mjaft e vështirë, megjithatë kapiteni Bledi Shkëmbi ka besim te kualiteti i bardhekuqëve. Fantazisti i Skënderbeut nuk do të luajë në ndeshjet e Champions-it, pasi vazhdon të jetë i dëmtuar, por ai konfirmoi se do t’i qëndrojë pranë skuadrës. Ndeshja e parë e turit të dytë kualifikues në aktivitetin më prestigjioz për klube do të luhet më 17 korrik në Korçë, në orën 20:30, ndërsa takimi i kthimit do të luhet në datën 24 në Hungari.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin