Sot, afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve

Ora 18:00 e ditës së sotme është afati i fundit ku partitë politike mund të regjistrojnë koalicionet e tyre parazgjedhore. Deri më sot në krah të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, e udhëhequr nga Partia Socialiste janë rreshtuar 34 parti. Ndërsa “Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim” e kryesuar nga Partia Demokratike ka mundur të krijojë një koalicion me 25 parti.