Sot në mbrëmje, Bayern-Real për gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve

Sot në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League,mes Bayern-it të Mynihut dhe Realit të Madridid. Një ndeshje që do të luhet Alianz Arena, pikërisht në stadiumin ku do të zhvillohet edhe kjo finale. Me shumë respekt duket se i afrohen njëra-tjetrës të dyja këto skuadra edhe pse në pamje të parë, Reali i Madridit mund të duket më i favorizuar në letër, nisur nga paraqitja shumë e mirë që po bën në kampionat. Por në pritje të sfidës së 29 majit, përballja e sotme është cilësuar si një finale e parakohshme. Parashikimet janë të dyzuara. Statistikat përkrahin Bayern, ndërsa shifrat e këtij sezoni flasin për Realin e Madridit. Gjithsesi, trajneri bavarez Jupp Heinkens beson se skuadra e tij do të marrë maksimumin nga kjo ndeshje për të hedhur një hap drejt finales. “Reali është një skuadër shumë e fortë dhe jo më kot kryeson kampionatin spanjoll. Janë përmirësuar nga sezoni i shkuar, ndërsa trajneri Mourinho kja treguar se fiton kudo që shkon. Por ne kemi treguar gjëra të rëndësishme në Ligën e Kampioneve dhe të gjithë futbollistët e dinë që një finale e Champions në fushën tënde vjen vetëm një herë në jetë”, ka thënë Heinkens. Trajneri nuk do të heqë dorë nga sistemi i lojës së tij me Robben e Ribery në krah të Mario Gomez, megjithëse të luash hapur ndaj Realit të Madridit do të thotë të rrezikosh shumë. Aq më tepër që madrilenët do të zbresin në “Allianz Arena” për një rezultat pozitiv që do t’i bënte më të qetë në ndeshjen e kthimit.

Lexoni edhe: