“Spotify” sugjeron muzikën sipas ndjenjave

Transmetuesi i muzikës, “Spotify”, ka menduar të përzgjedhë muzikën duke u bazuar në gjendjen emocionale të përdoruesit.

“Platforma e njohur e transmetimit të muzikës, ka marrë kohët e fundit një patentë, që bazohet në njohjen e zërit dhe është në gjendje të kuptojë tonin e tij dhe kontekstin në të cilin ndodhen përdoruesit dhe më pas të sugjerojë këngë dhe zhanre muzikore përkatëse”, shkroi faqja e specializuar “9to5Mac”

Ndër variantet e ndryshme të propozuara figurojnë: festë, grupi i vogël, përqendrim, i/e vetmuar, ​​etj.

Shërbimi ka tashmë mbi 320 milionë përdorues aktivë në të gjithë botën.

Kompania ka siguruar, gjithashtu, se të gjitha zbatimet në të ardhmen do të bëhen në një mënyrë etike dhe transparente drejt privatësisë së klientëve të saj.

Comments are closed.